Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SKANDAL/ I bllokojnë pronën për shkak të kredisë së një tjetri

2017/01/12 at 9:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
SKANDAL/ I bllokojnë pronën për shkak të kredisë së një tjetri

Qytetari nga Ungri i Lezhës Ndoc Mark Marku denoncon në emsionin “STOP”, që transmetohet në Televzionin Klan se toka dhe shtëpia e tij kanë rezultuar të bllokuara papritur në zyrat e hipotekës. Në zyrën e regjistrimit të pasurive i thonë, se shkak është bërë një kredi e pashlyer në bankë, por vetë Ndoc Marku thotë, se kurrë nuk ka marrë kredi në asnjë bankë.


“Jam drejtuar emisionit “STOP” për arsye se më kanë bllokuar tokën dhe shtëpinë disa persona të bankës në Laprakë. Kam shkuar të bëj certifikatën e tokës dhe Hipoteka më ka nxjerrë që e kemi bllokuar tokën. Unë as nuk kam marrë kredi kurrë dhe nuk i jam drejtuar ndonjëherë asnjëlloj banke. Ndaj jam drejtuar tek ju për të ma zgjidhur këtë problem, sepse deri më sot nuk ma ka zgjidhur kush, as drejtori i Hipotekës, banka, policia apo prokuroria. Më kanë thënë merru me gjykatën.

Kur është marrë kjo kredi?

Kjo kredi në bazë të letrave është marrë në 2010 – n. Ndërsa në 2014 – n më kishin bllokuar tokën mua, që nuk ka larë paratë ai që, i ka marrë tek banka dhe më kanë bllokuar tokën mua.

Jeni i sigurt që nuk jenu ju?

Jam shumë i sigurt sepse nuk iu kisha lodhur ju të vinit nga Tirana deri këtu në Lezhë.”

2stop

Pas interesimit të gazetares, në bankë sqarojnë, se kredia i takon një tjetër personi me të njejtin emër. Ndaj dhe hipotekës i është dërguar një shkresë e dytë, për të hequr sekuestron.

“Qytetari – Ky është xhaxhai im. Në momentin që shkon për të regjistruar pronën në Hipotekë i thonë…

Punonjësa e bankës – Keni marrë kredi?

Ankuesi – Jo, jo! Mos e fol, as nuk njoh askënd.

Qytetari – As nuk i njeh fare personat në fjalë.

Punonjësa e bankës – Më thuaj pak emrin të lutem!

Ankuesi – Ndoc Mark Marku.

Punonjësa e bankës – Ndoc Mark Marku.

Punonjësa e bankës – Unë fola me personat lart dhe më thonë që kanë kontaktuar, kanë informacion dhe po e shqyrtojnë si çështje. Në momentin sapo të na kthejë përgjigje zyra e përmbarimit, do iu kontaktojmë në moment.

Qytetari – Ok! T’iu lë numrin e telefonit?

Punonjësa e bankës – Ok!”

3stop

Takimi me punonjësin e kredive të këqija të bankës.

“Punonjësi i bankës – Çfarë bëhet?

Qytetari – Hajt më shtyhet.

Punonjësi i bankës – Ç’a shkruhet aty?

Qytetari – Këto janë të xhaxhait tim. Realisht, ne nuk dimë asgjë për këtë kredi, as nuk e njohim zonjën në fjalë.

Punonjësi i bankës – Ne bëmë verifikimet dhe na doli, që ishte bllokuar gabim. Nuk është faji jonë.

Qytetari – Faji i kujt është?

Punonjësi i bankës – Është faji i Hipotekës. Ne bëmë verifikimet dhe i çuam një komunikim ZIG Shpk, zyrës përmbarimore. I thamë se i është bllokuar prona një personi tjetër dhe nuk është ai që kemi ne. Ata bënë verifikimet dhe i kanë çuar shkresë zyrës së regjistrimit të Lezhës. Këta kanë procedurë të tillë: gjejnë rastin, marrin rastin. Ku është qytetari? Në Lezhë. I çojnë shkresë zyrës së ZRPP -së Lezhë dhe i thonë: nëse ky qytetar ka pronë, bllokoja! Ne i kemi çuar shkresë Hipotekës, i kemi thënë që kemi dërguar një pronë për këtë qytetar, ne kërkojmë këtë.

Qytetari – Realisht kredinë e ka marrë një person tjetër?

Punonjësi i bankës – Po! Tani, ti ke njeri në Hipotekën e Lezhës?

Qytetari – Po, njoh njërin.

Punonjësi i bankës – I thuaj se këto janë punë burokracish, se nga ana jonë i kemi kryer. Procedurë është. Interesohu atje dhe i thuaj që a ju ka ardhur një shkresë nga ZIG Shpk (zyrës përmbarimore). E ke bërë gabim bllokimin. Ne çojmë shkresë dhe kaq. Por realisht në zonën ku je ti janë të gjithë me emra dhe mbiemra të njëjtë.

Qytetari – Pse ekziston një person tjetër në Lezhë me të njëjtin emër?

Punonjësi i bankës – Është një person tjetër në Lezhë, por ka ditëlindjen e ndryshme.”

4stop

Regjistruesi Bledar Mulaj shprehet, se do ta shqyrtojë rastin në fjalë, por kur përballet me shkresën, premton ta heqë menjëherë sekuestron ndaj pronave të personit të gabuar dhe më në fund Ndoc Mark Marku mund të pajiset me certifikatat e pronësisë.

“Kjo sekuestro është vënë pasi sekuestroja e Zyrës Përmbarimorë përbën titull ekzekutiv dhe duhet të kompletohet nga ana e Zyrës së Regjistrimit. Gjatë kësaj kohe, në datën 29.12.2016, Zyra Përmbarimore ZIG Shpk ka dërguar një shkresë në të cilën thotë: për arsyet e mësipërme të hiqni masën e sekuestros nga pasuritë e sipërcituara.

Atëherë unë kam një shkresë në të cilën thuhet se:

Lënda: Kërkesë për Saktësim / Heqje Sekuestroje.

Informacion nga pala kreditore se pasuria e sipërcituara rezultojnë në pronësi të shtetasit z. Ndoc Mark Marku (03.05.1961) nuk është palë debitore në dosjen përmbarimore, që do të thotë se personit në fjalë i keni vënë sekuestron gabim.

Çdo urdhër sekuestro e ka pesë ditë kohënqë duhet të veprohet. Në fakt nga data e marrjes në dorëzim e deri tani, nuk janë bërë akoma pesë ditë nga e cila do të rishihet si shkresë. Pastaj do të marrim vendimin e duhur për të hequr ose jo sekuestron.

Por këtu është cituar “heqje sekuestroje”, është nga Dhoma Kombëtare Përmbaruesve Gjyqësor Privat dhe thotë që Ndoc Mark Marku me këtë ditëlindje nuk është personi, i cili është debitor.

Ok, ne jemi brënda afateve ligjore dhe do ta heqim.

Domethënë ka një lajm të mirë?

Po do të hiqet sekuestro.” / tvklan.al



Ju sugjerojmë

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti
Bota

Francë/Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

8 Korrik, 2025 7:34 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

A mundet Donald Trump që të fitojë Çmimin Nobel të Paqes?

8 Korrik, 2025 7:29 pm
Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare
Bota

Tarifat, Trump: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

8 Korrik, 2025 7:27 pm
Osmani kërkon të mos merren seriozisht kërkesat e Vuçiç: Vetëm fjalë e retorikë
Rajoni

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani thirrje për përgjegjësi institucionale

8 Korrik, 2025 7:26 pm
Para
Video-Opinion/ Shkullaku: Transparenca e pushtetarëve ndaj qytetarëve, nëpërmjet mediave, është zero

Video-Opinion/ Shkullaku: Transparenca e pushtetarëve ndaj qytetarëve, nëpërmjet mediave, është zero

Video-Opinion/ Haradinaj: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

Video-Opinion/ Haradinaj: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen

Video-Opinion/ Mazniku: Mediat sociale kanë hequr monopolin e komunikimit

Video-Opinion/ Mazniku: Mediat sociale kanë hequr monopolin e komunikimit
















TE FUNDIT

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
8 Korrik, 2025

Elon Musk ka shkaktuar një stuhi të re reagimesh pas një postimi të ashpër dhe kontrovers në platformën X, ku...

Lexo më shumë

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
8 Korrik, 2025

Vazhdon zjarri në fshatin Dukat të Vlorës. Prej katër ditësh zjarri i cili ka përfshirë zonën e malit mbi fshatin...

Lexo më shumë

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
8 Korrik, 2025

Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u...

Lexo më shumë

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
8 Korrik, 2025

Pasditen e së martës, një grup administratorësh të bizneseve lokale në zonën e Lungomares kanë zhvilluar një takim me praninë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com