Është duke u luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri” ndeshja “finale” e Kategorisë Superiore e vlefshme për javën e 35-të mes Kukësit dhe Skënderbeut.
Një moment i dyshimtë në minutën e 57-të në zonën e Kukësit, ka bërë që situata në “Zeqir Ymeri” të tensionohet jashtë mase. Lojtarët e Skënderbeut shkuan të kërkonin llogari, ndërkohë që Jorgji nxorri kartonin e kuq për Osmanin. Kaq ka mjaftuar dhe në fushë hyri edhe stafi teknik të cilët ishin të irrituar me vendimin e Jorgjit. Ndër ta ishte edhe Daja, i cili mundohej të qetësonte të tijtë, por në atë moment policët hyjnë në fushë dhe e tërheqin me forcë. Një skandal i tillë nuk ishte parë kurrë në futbollin shqiptar.