Kronikë

“S’kam asnjë kontakt me Talo Çelën”,avokati: Në mbrojtje më ka caktuar i vëllai


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:45 - 23/05/22 |
Opi Nion

Avokati i Talo Çelës, Luan Kaloçi i cili po e mbron atë në çështjen e grabitjes së Rinasit pas seancës gjyqësore ka folur për mediat.

Në nj prononcim Kaloçi ka thënë se nuk ka asnjë kontakt me klientin e tij, ndërsa tha se ishte kontaktuar nga vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela.

Avokati tha se sa i takon akuzës për grabitjen, nuk ka prova se Çela ka qenë në vendngjarje, ndërsa ka kërkuar dhe dëshminë e një berberi, i cili pretendon se atë ditë Çela ka qenë duke u qethur.

Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që aktualisht nuk jeton më. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë. Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do  vendoset. Sipas meje nuk ka qenë në grabitje, nuk ka prova që kanë qenë në grabitje, në atë datë ka prova se ka qenë te Liqeni i Thatë. Berberin e kërkova sepse ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë duke u qethur ai”,-ka thënë avokati.

Pas