Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skafi iku me 2.5 ton drogë nga Shqipëria, ja letra që zbuloi trafikantët

2017/08/09 at 11:12 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skafi iku me 2.5 ton drogë nga Shqipëria, ja letra që zbuloi trafikantët

Shqipëria dhe Italia thellojnë hetimin në lidhje me linjën e trafikut të drogës, pjesë e së cilës ishte edhe gomonia me 2.5 tonë kanabis që u kap një javë më parë pranë brigjeve italiane.

Mësohet se autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje pas kapjes së mjetit lundrues tetë metra të gjatë në Itali, duke nisur hetimet. Ngarkesa e konsiderueshme me të cilën u kap gomonia në Itali javën e kaluar duket se ka qenë vetëm “maja e ajsbergut” në aktivitetin e grupit kriminal. Kjo pasi hetuesit kanë dyshime se kjo linjë është një nga më aktivet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka arritur edhe herë të tjera të trafikojë sasi të mëdha droge.

Dy shqiptarët e arrestuar, sipas Policisë italiane, janë me inicialet B.B. 42 dhe J.H. 31 vjeç, të dy nga Vlora. Ajo çka u ka bërë përshtypje hetuesve duket se ka qenë edhe “kodi i heshtjes” që kanë zbatuar me përpikëri dy skafistët e gomones pas kapjes së tyre në Itali. Ata kanë pranuar vetëm se paguheshin 2 mijë euro secili për dërgimin e “mallit” në Itali, por nuk kanë dhënë asnjë sqarim as për pritësit e drogës, as për personat që e nisën kanabisin nga Shqipëria, madje nuk kanë treguar as zonën nga e cila janë nisur me gomonen e ngarkuar me drogë drejt Italisë.

Dyshimet e Policisë janë se një apo disa biznesmenë kanë financuar mbledhjen e 2.5 tonëve kanabis në Shqipëri dhe dërgimin e saj në Itali me gomone. Mjeti lundrues ka rezultuar i paregjistruar në Shqipëri dhe Itali dhe pa leje qarkullimi, çka ka vështirësuar edhe më shumë verifikimin e pronësisë së tij. Autoritetet shqiptare dhe italiane janë duke shkëmbyer informacion në lidhje me hetimet për këtë rast, duke mos përjashtuar mundësinë që në javët e ardhshme të ketë arrestime në dy vendet.

HETIMI

Fillesa e hetimit të këtij rasti duket se është në janar 2017, pas zbulimit të ngarkesës 1.9 tonë drogë në një skaf që lundroi për në Itali nga Shqipëria. Policia italiane gjeti një letër të trafikantëve, përmbajtja e së cilës ka hedhur dritë mbi kontaktet dhe llogaritë e personave që bashkëpunonin në trafikimin e drogës. Më 11 janar 2017, shtetasi nga Vlora, Besmir Hameti, së bashku me të arrestuarin tjetër italian, Domeniko Pascariello, tentuan të çojnë në brigjet e Brindisit 1.9 tonë hashash. Ata e kanë mohuar përfshirjen e tyre, por hetuesit italianë javën e kaluar u kanë gjetur një letër dy të arrestuarve në gomonen e ngarkuar me 2.5 tonë kanabis, ku në listën me emra dhe kontakte janë edhe Besmir Hameti e Domeniko Pascariello.

Për këtë të fundit thuhet se mund të ketë dëshmuar, ndërsa hetuesit deklarojnë se “Pascariello është një kërcënim për shkak se, në bazë të një borxhi ndaj bashkëpunëtorëve të tij, do të zbulojë detajet e trafikut të paligjshëm që e çoi atë në pranga”. Pikërisht bazuar në këtë fakt është bërë lidhja mes dy rasteve të trafikimit, duke dyshuar se është e njëjta dorë që ka trafikuar ngarkesat me kanabis edhe në janar 2017, por edhe pak ditë më parë. Dy skafistët e arrestuar javën që shkoi, shtetasit me iniciale B.B. 42 dhe J.H. 31 vjeç, të dy nga Vlora, kur kuptuan se ishin pikasur nga policia, e hodhën gjithë drogën në det në brigjet e Italisë. Ishin autoritetet e këtij vendi që më pas bënë rikuperimin e pakove me drogë dhe sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale.

Etiketa: Drogatrafikantet

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Pas një viti pa “pronar”, numri 10 te Juventusi gjen të zotin, ja kush është

Pas një viti pa "pronar", numri 10 te Juventusi gjen të zotin, ja kush është

Foto/ Enca u heq trurin fansave, ja fotoja më e fundit

Foto/ Enca u heq trurin fansave, ja fotoja më e fundit

Mou, Ronaldo, Pogba dhe …humbësit më të mëdhenj të Superkupës së Europës

Mou, Ronaldo, Pogba dhe ...humbësit më të mëdhenj të Superkupës së Europës

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com