Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, në letërn që i kishte dërguar Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, theksonte se disa nga operacionet ndërkombëtare antidrogë me intinerar Shqipëri-Itali kanë dështuar pasi qendra e monitorimit detarë me bazë në Durrës nuk ka njoftuar në kohë reale dhe atëherë kur ka njoftuar ka dhënë kordinata të gabuara për mjetet lundruese të përdorura nga trafikantët.
Në media është zbuluar shkresa ku me anë të një memo kreu i përgjithshëm i policisë Haki Çako deklaron se QNOD është një nga hallkat e cila ka çuar në dështimin e disa operacioneve.
Por menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar Minsitria e Mbrojtjes e cila hedh poshtë pretendimet e ngritura nga Çako, ndërsa deklaron se radarët janë në funksion 24 orë në 7 ditë.
Sipas Mbrojtjes, sistemi i instaluar në 2009 është plotësisht në funksion, ndërsa pretendimet i cilëson si dashakeqëse dhe të pavërteta.