Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S‘ka zgjidhje në Ballkanin Perëndimor pa SHBA-në

2020/08/08 at 9:10 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
S‘ka zgjidhje në Ballkanin Perëndimor pa SHBA-në

Nga Christian Schwarz-Schilling


SHBA në vitet 1990 ndihmoi që t’u jepet fund luftërave në Bosnjë dhe në Kroaci. Edhe sot Amerika e ndërmerr iniciativën në Ballkan, ndërsa Europa duhet të angazhohet më intensivisht.

Në fund të korrikut të këtij viti gazeta britanike Guardian botoi artikullin me titull “Bill Clinton pushed ‘appeasement’ of Serbs after Srebrenica massacre”. Gazetari Julian Borger duke u bazuar në dokumentat e hapura për publikun nga Clinton Digital Library lidhur me politikën e SHBA-së ndaj Bosnjë-Hercegovinës arrin në konkluzionin, se presidenti i SHBA-së dhe ekipi i tij synonin me shumë vendosmëri fundin e luftës (1992-95) për ish-republikën jugosllave.

Sipas Borger, Clinton menjëherë pas gjenocidit në Srebrenicë donte t’i kërkonte qeverisë së Bosnjes të drejtuar nga myslimanët, që të bënin lëshime territoriale ndaj serbëve të Bosnjes. Madje një ndarje përgjatë linjës etnike duke përfshirë edhe “Land Swap” si dhe një referndum për shkëputjen e pjesës së vendit të kontrolluar nga serbët, kjo përmendej pas dy tri vjetësh në një dokument strategjik me emërtimin “Endgame”.

Nëse e lexon me kujdes dokumentin “995-07-20A, NSC Paper Bosnia Endgame Strategy”, has në një kontekst krejt tjetër. Këshilltarët e Clintonit  janë përpjekur të paraqesin, se me çfarë masash mund të arrihej paqja në Bosnjë. Këtu të bie në sy, që propozimet e tyre përmbajnë edhe opcione, që kanë qenë të njohura shumë më përpara. Qysh në vitin 1993 Lord Owen, drejtuesi britanik i bisedimeve për Europën, propozoi një plan për një copëzim edhe më të madh të Bosnjës.

Vallë presidenti Clinton e ka vlerësuar vet “Endgame” dhe e ka konsideruar atë si të mirë? Lidhur me këtë nuk shkruhet asgjë në artikullin e Julian Borger e po ashtu asgjë nuk dihet për këtë. Çfarë ndodhi atëherë pas gjenocidit në Srebrenicë dhe përpara bisedimeve në Dejton?

Konferenca në Split

Politika britanike për Bosnjën nuk donte të përzihej më thellë, donte t’i drejtonte bisedimet pas Srebrenicës në të njëjtin stil si edhe më parë – ndonëse sulmet serbe vazhdonin të avanconin dhe me këtë afronte edhe pushtimi i tërë i vendit duke konturuar kësisoj katastrofën tjetër pas Srebrenicës në qytetin perëndimor të Bosnjes, Bihać.

Paqja nuk u arrit prej lëshimeve të përmendura nga Julian Borger, por nga konferenca e Splitit. Më 22 korrik 1995 presidenti i Bosnjes, Alija Izetbegović dhe homologu i tij kroat Franjo Tuđman u takuan në qytetin bregdetar kroat, përë të shpallur një deklaratë të përbashkët mbi bashkëpunimin ushtarak të Kroacisë dhe Bosnjës. Unë vet, autori i këtij komenti, asokohe kam qenë i pranishëm.

“Oluja” çliron edhe Bosnjën perëndimore

Ofensiva kroate që pasoi “Oluja” (Sulmi, më  4 deri më 8  gusht 1995) solli kthesën ushtarake dhe ishte një ndër çastet më të rëndësishme në luftën për ish-Jugosllavinë. Ushtria kroate çliroi pjesët e Kroacisë deri në atë çast të pushtuara prej serbëve, ajo boshnjake mundi të rimarrë territoret boshnjake në perëndim të Bosnjës.

Jo NATO -ja, por “Oluja” i dha fund luftës në dy ish-republikat jugosllave. Prej “Oluja-s” u shmangën të gjitha rezervat, që ekzistonin deri në atë çast në radhët e bashkësisë ndërkombëtare dhe në NATO kundër një ndërhyrjeje më të fuqishme në luftë; prej “Oluja-s” ndryshoi tërësisht situata e luftës.

Europa mbeti pasive

Ndërkohë në NATO dhe veçanërisht nga Britania e Madhe dhe Franca pati një angazhim me insistim kundrejt presidentit të SHBA-së, Bill Clinton për të ndalur këtë kundërofensivë, duke argumentuar se kjo mund të nxisë Serbinë e madhe të pushtojë nga ana tjetër… “to stop this counteroffensives, arguing that they may incite greater Serbia to invade from the other side, but Clinton said he refused.” (The Clinton Tapes von 2009, 277). Clinton refuzoi.

Sidoqoftë me sukseset ushtarake boshnjake dhe kroate dolën jashtë loje si strategjia ashtu edhe opcionet e dokumentit “Endgame”. Serbët e Bosnjës erdhën në tryezën e bisedimeve në Dejton. Mundësia e një shkëputjeje të “Republika Srpska” – pjesës së Bosnjes, që në luftë u „spastrua etnikisht” dhe ku tani jetojnë kryesisht serbë – në asnjë çast nuk ka qenë temë në tryezën e bisedimeve të paqes në qytetin e SHBA-së në fund të vitit 1995.

Injorim për SHBA-në

Se çfarë roli ka luajtur Europa që nga fillimi i luftrave në Ballkan në vitet 1990, kjo mundi të shihej qartë qysh në maj 1993. Asokohe presidenti Clinton dërgoi ministrin e tij të Jashtëm Warren Christopher në Europë, për të diskutuar mbi planet e ndërhyrjes të përpiluara në Amerikë – por politikanët europianë e injoruan të dërguarin e SHBA-së.

Vetëm aleanca e krijuar në Split mes Bosnjës dhe Kroacisë dhe faktit, që amerikanët i dhanë ndihmë ushtarake Kroacisë, bëri t’i jepej fund luftrave në Kroaci dhe në Bosnjë. Ne vetëm mund t’i jemi mirënjohës presidentit të atëhershëm amerikan Clinton, që të dy popujt i trajtoi me seriozitet dhe u ndihmoi atyre.

Appeasement? Një akuzë e padurueshme

Pikërisht Clintonin ta akuzosh tani për politikë appeasement kundrejt serbëve pas Srebrenicës, kjo shkon në kufijtë e deformimit të hitorisë. Artikulli anti-amerikan i gazetës, Guardian i ndihmon sot në radhë të parë separatistëve të përjetshëm, si p.sh. anëtarit aktual të presidencës boshnjake Milorad Dodik. Ai menjëherë në agjencinë boshnjako-serbe “Srna”, kërkoi që të „rehabilitohet ideja e SHBA-së për një secesion të Republika Srpska.”

Fakt është, që SHBA i ka ndihmuar për paqen asokohe Bosnjë-Hercegovinës, në një kohë kur Europa nuk donte të vepronte me vendosmëri. SHBA-ja vazhdon të jetë e angazhuar në Ballkanin Perëndimo – pavarësisht që nismat si ajo aktuale e të ngarkuarit të posçaëm të SHBA-së për Kosovën Richard Grenell mund të cilësohen si dritëshkurtër dhe të rrezikshme. SHBA-ja mbetet një aleate e fortë në Ballkanin Perëndimor, që ndërmerr iniciativën. Edhe rezoluta e senatit të SHBA-së në jubileun e 25 vjetorit të gjenocidit Srebrenicës deri më sot nuk është ndërmarrë nga asnjë shtet europian.

Ku ka mbetur Europa? Europa duhet sërish të angazhohet më intensivisht në Ballkanin Perëndimor, për të zhvilluar atje shtetin ligjor, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Artikuj si ai i Julian Borger në Guardian janë kthim në një shablon, që nxiti atëbotë luftrat e Ballkanit. Nuk është mirë për Guardian me të tilla rishkrime të nxituara të historisë.

Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling ka qenë nga viti 1982 deri 1992 ministër federal i Postës dhe Telekomunikacionit nga partia CDU. Ai e dorëzoi postin në shenjë proteste kundër qendrimit të qeverisë gjermane në luftën e Bosnjës. Në vitet 2006/07 ka qenë Përfaqësues i Lartë i BE në Bosnjë-Hercegovinë./ DW



Ju sugjerojmë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
Politikë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

13 Shtator, 2025 8:59 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Bota

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

12 Shtator, 2025 9:30 pm
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bota

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

12 Shtator, 2025 7:58 pm
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Para
Sekuestrohen para dhe një automjet në Kakavijë, nën hetim 4 persona

Sekuestrohen para dhe një automjet në Kakavijë, nën hetim 4 persona

1939/ “Flitet se mbreti Zog do të ngjitet në fronin e Sirisë”

1939/ “Flitet se mbreti Zog do të ngjitet në fronin e Sirisë"

Tjetër vrasje në Shqipëri, 65-vjeçari qëllohet me thikë në Xhafzotaj

Qëlluan me thikë dy persona dhe grabitën një dyqan, arrestohen dy të mitur
















TE FUNDIT

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
13 Shtator, 2025

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Fier

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
13 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Policia bën me dije se një 47-vjeçare ka humbur...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Shtator, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash...

Lexo më shumë

Horoskopi, 13 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
13 Shtator, 2025

Dashi Financiarisht, kjo është një ditë për të qenë i kujdesshëm me investimet, pasi Merkuri mund të turbullojë gjykimin, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com