Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kontestoi sot kërkesat e mbërritura nga njësia e dekriminalizimit në prokurori për heqjen e mandateve për deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. Me 4 vota pro dhe 2 kundër u kërkua material shtesë nga prokuroria për këta dy deputete. Në fillim vendimi u mor për Rehovicën e më pas për Rakipin. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e KQZ. Afati për dorëzimin e materiale shtesë nga Prokuroria është data 5 Janar. /Opinion.al
Lajmi në përditësim…