Tre tepsi njëra mbi tjetrën. Është kjo forma e protestës që ka zgjedhur sot Dilaver Nela, në parakalimin e tij përpara kryeministrisë. 54-vjeçari nga Laçi ka zgjedhur të përdorë “simbolin” e fushatës zgjedhore të vitit 2017, tepsinë, për të dhënë mesazhin se vendi mbahet peng nga politika, pavarësisht partive që qeverisin.
“S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”, thuhet në pankartën që mban në trup, ndërsa në tre tepsitë ka shënuar emrat e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Ne nuk na përfaqëson askush, Shqipërinë le ta bëjnë ndërkombëtarët”, thotë Dilaver Nela./Opinion.al