Aktualitet

“S’ka s’dua”, Rama: Vaksinimi për studentët do bëhet i detyrueshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:21 - 26/08/21 |
Opi Nion

Vaksinimi për studentet dhe pedagogët në auditore do të bëhet i detyrueshëm në ditët në vijim. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë një inspektimi në Rezidencën Universitare Studentore numër 2.

“Mund të vijë momenti që vaksinimi për studentët të jetë i detyrueshëm, nëse duan të futen në auditor. Nëse nuk duan të vaksinohen, atëherë duhet të rrinë jashtë ndërveprimit në auditorë, për sa kohe është virusi nëpër këmbë. Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, por bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë. Askush s’ia ka borxh askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua”, tha Rama.

Ndërkohë në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë shkroi: “Vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të këtij viti të ri akademik, kur bota po përballet me shenjat shqetësuese të një vale të tretë infeksioni, për shkak të variantit Delta të koronavirusit, prandaj të gjithë studentët duhet të mbajnë qysh sot parasysh, se në varësi të numrave epidemiologjikë, vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditorë”./Opinion.al

Pas