Kjo është Mimoza Shkoza, një prej shumë qytetarëve të Tiranës, që prej ditësh sorollaten nepër qendrat shëndetësore për të rinovuar kartën e shëndetit.
“Kam një javë që vij, nuk ka thonë. Edhe sot erdha nuk ka. Shkoj te mjeku i familjes nuk më jep ilaçe”
Zyrat qëndrojnë të hapura, por në asnjë prej tyre nuk lëshohen kartat e shëndetit. Mungesa e kartës e shëndetit, bën që pacientet të blejnë me para ilaçe të cilat i përfitojnë falas. E në rastin e Mimozës, barnat për trajtimin e tensionit i ka marrë me listë.
Karta e shëndetit, është i vetmi dokument që ju mundëson pacienteve të marrin falas shërbimin shëndetësor. Në mungesë të saj ata paguajnë për vizitat tek specialisti dhe analizat gjithashtu.