Në një prononcim për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është pyetur rreth sjelljeve jo të mira apo të dhunshme të efektivëve ndaj qytetarëve.
Kreu i Policisë së Shtetit është shprehur se për punonjësi të policisë, të cilët shfaqin sjellje të pahijshme ndaj qytetarëve do të kryhen hetime dhe do të dilet në masa konkrete.
“Që prej marrjes së detyrës, jam shprehur qartë për një qasje tjetër në raport me qytetarët, po kështu edhe me mediat, ju e keni vënë re. Jam i vendosur që për çdo sjellje të pahijshme apo në kundërshtim me ligjin, të çdo punonjësi policie, të kryhen hetimet apo verifikimet dhe të dilet me masa konkrete. Unë nuk jam për një Polici të dhunshme me qytetarët, jam për një Polici profesionale dhe me aftësi apo me rezultate të qarta dhe të suksesshme ndaj kriminalitetit”-ka thënë Nano./Opinion.al