Aktualitet

Sjellja para 25 prillit, Meta sqaron qëndrimet e forta: U detyrova nga…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 17/09/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka folur ditën e sotme për qëndrimin dhe oponencën që ka bërë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ku mazhoranca e quante tejkalim të kompetencave të Presidentit.

Sipas kreu të Shtetit, ai ishte detyruar nga braktisja e opozitës së institucioneve vendore dhe parlamentit por edhe nga përpjekja e mazhorancës  për të kapur çdo institucion, duke nisur nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk jemi për të interpretuar atë që kam thënë. Unë jam këtu për të respektuar Kushtetutën. Unë besoj që i gjithë protagonizmi im, jo i zakonshëm në dy vitet e fundit, nuk ishte kërkuar nga Ilir Meta, por ishte i impponuar në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës në kushtet e braktisjes së opozitës së Parlamentit, por dhe në përpjekjet e mazhorancës për të kapur çdo institucion duke filluar nga Gjykata Kushtetuese, por tentative për të kapur Presidencën përpara zgjedhjeve.

Unë jam i detyruar të respektoj Kushtetutën e Shqipërisë. Askush nuk duhet të presë që Presidenti të marrë përsipër detyra që i kanë të tjerët. Shpresoj që opozita të marrë detyrat e saj. Gjithë institucionet e tjera të rimarrin veten, të fitojnë integritetin e tyre dhe të respektojnë Kushtetutën” – tha Meta.

Pas