Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 2311 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë./Opinion.al