Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situatë emergjente në Shkodër, evakuuohen pleq e fëmijë. Mungon energjia

2016/11/08 at 1:22 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Situatë emergjente në Shkodër, evakuuohen pleq e fëmijë. Mungon energjia

Shumë shtëpi janë përmbytur sot në Shkodër, ndërsa pritet që të evakuuarit të strehohen në konviktin “Safet Spahija”. Lidhur me situatën, bashkia njofton si më poshtë:

Një familje së cilës i është përmbytur banesa në afërsi të urës “Bardhaj”, ku është dërguar një grup për të vlerësuar situatën. Familjes së dëmtuar i është vënë në dispozicion sistemimi në një konvikt, por nuk ka pranuar”.

Po ashtu, Bashkia njofton se është bërë inspektimi në nënstacionin elektrik të Dracinit dhe situata ka qenë normale pa probleme.

Prurjet nga Kiri ishin të mëdha nga vëzhgimi tek Ura e Bardhaj ndërsa niveli tek Ura e Bahcallëkut është normal dhe prurje të tilla nuk mund të shkaktojnë probleme në pjesët e ulët të Bashkisë.

Ka patur raportim se janë bllokuar për disa minuta rrugët në disa segmente si Lagjja “Lugu Cezmë”. Si rezultat i ngritjes së nivelit të Drinit në lagjen “Ajasem” ka patur prezencë të lartë uji, bllokim banesash dhe depërtim uji në një banesë ku jetonte një e moshuar së bashku me nipin e saj. Është kërkuar ndihma e FNSH-së për nxjerrjen e personave të bllokuar nga banesat.

POSTRIBË
Deri në këto momente ka probleme në fshatrat Boks dhe Dragoc; mbi 10 shtëpi që i ka dëmtuar era, kemi pemë të thyera dhe disa probleme në rrugë, energjia është ndërprerë që mbrëmë.

KUÇ

Ka prezencë të lartë uji. Tokat bujqësore janë përmbytur. Uji ka kaluar mbi pritat që ekzistojnë. Rrugët janë në bllokim e sipër. Në fshatin Samrish NJ.A Dajç në lagjen Zadrimej ka prezencë të lartë uji. Uji po mbulon arat. Në Ajazëm vazhdon të rritet niveli i ujit. Mësimi është ndërprerë në fshatin Kuç të NJA Guri i Zi.

Gjendja aktuale në Dajç është:
1- Darragjati nuk ka energji elektrike që në orën 22:00
2- Është e dëmtuar argjinatura e Darragjatit në dy segmente.
3- Sipërfaqe nën ujë jane 100 ha.
4- Shkollat vazhdojnë mësimin rregullisht
5- Qendrat shëndetësore janë në punë.
6- Niveli i ujit vazhdon duke u ngritur.

Gjendja në Bërdicë është:
1. Sip. toke me prezencë uji 110 ha
2. Prezencë uji në oborret e 15 shtëpive
3. Energjia elektrike është ndërprerë në gjithë njësinë
4. Në shkolla vazhdon normalisht mësimi përveç Shkollës Berdicë e Sipërme.

Gjendja në Postribë:
1- Mungon energjia elektrike qysh në orën 23:30
2- Kemi dëmtime të disa shtëpive nga era dhe dëmtime të një rruge, shkollat vazhdojnë mësimin normalisht.
3- Qendrat shëndetësore vazhdojnë punën normalisht
4- Në fshatin Kuç është ndërprerë mësimi.
5- Është ndërprerë energjia elektrike me kërkesën tonë
6- Afërsisht 1100 ha tokë bujqësore e përmbytur
7- Janë afërsisht 230 banesa të rrethuara me ujë
8- Po dëmtohet baza ushqimore e blegtorisë.

Në rrethina situata është si më poshtë:

Nuk ka energji elektrike në fshatin Grudë, Hot i Ri dhe Guci e Re ka dy ditë që nuk ka energji, ne Bardhaj dhe Bleran po ashtu, mësimi në shkolla vazhdon normalisht. Në shkollën Bardhaj uji ka hyrë në klasa, por mësimi vazhdon. Në shkollen “Ded Gjon Luli” në Hot të Ri, ka dëmtuar era çatinë.

Rajoni nr 5
Rruga Vllaznimi, është e permbytur dhe banesat përreth janë me oborre të përmbytura. Rezikohen 5 banesa që tu depërtojë uji.Rruga Ernesto Koçi dhe rruga “Besa e Prekali”, lagja Mark Lula, rrezikohen 30 banesa.

Rajoni nr 1
Nuk paraqet problem për momentin në banesa. Tek Shtëpia e “Mushkajës” deri tek livadhet nuk ka probleme. Infrastruktura e rënduar.

Në Nj. A. Shalë
1- Rruga Theth-Breglumi është e prishur.
2- Urat për këmbësorë janë shkatërruar.
3- Rrugët që lidhin fshatrat janë jashtë përdorimit.
4- Nuk ka energji elektrike në tre NJA; Shalë, Shosh, Pult.
5- Mësimi nuk zhvillohet se nxënësit nuk mund të lëvizin.

NJ.A Shosh.
Ura e Brashtës, Pep-Sumaj, ura këmbësore Nicaj, Ura e Palaj janë dëmtuar seriozisht.

NJA Pult.
1- Rruga e Kirit është rregulluar.
2- Janë prishur dy ura ajo e Boksit dhe e Mgullës.
3- Nuk kalohet në fshtrat Plan, Xhan, Brucaj për shkak se është bllokuar rruga.
4- Dëmtime në shkolla dhe banesa për shkak të erës së fortë.
5- Energjia elektrike është ndërprerë.

Gjendja në Anë të Malit
1- Rreth 150 ha tokë bujqësore nën uje.(80 në Muriqan).
2- Mësimi vazhdon rregullisht.
3- Qendrat shëndetësore janë në gadishmëri.
4- Nuk ka energji elektrike 75% e zonës.
5- Kanalet kulluese të hapura në gusht funksionojnë siç duhet.
6- Edhe 50 cm bllokohet rruga Obotit.
7- Nuk ka asnjë shtepi të rrezikuar.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Zyrtare/ FSHF: Ndeshja me Izraelin luhet në “Loro Boriçi”

“Loro Boriçi” del sërish jashtë funksionin, Shqipëri- Izrael zhvendoset në Elbasan

DO T’JU HABISIN/ Imazhe që duket sikur janë marrë nga një planet tjetër!

DO T’JU HABISIN/ Imazhe që duket sikur janë marrë nga një planet tjetër!

Tmerri në Klos/ Banorët: Pamë 44 vjeçarin kur e rrëmbeu lumi

Tmerri në Klos/ Banorët: Pamë 44 vjeçarin kur e rrëmbeu lumi

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com