Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situatë e rënduar nga COVID në SHBA

2022/01/03 at 9:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Situatë e rënduar nga COVID në SHBA

Vala e pestë e pandemisë së koronavirusit vazhdon të përhapet në mbarë botën, duke infektuar si të pavaksinuarit ashtu edhe të vaksinuarit. Varianti i ri, Omicron, shkaktoi anulimin e mijëra fluturimeve në vitin e ri në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Joe Biden ka premtuar sigurimin e gjysmë miliardi testeve të shpejta, ndërsa nxënësitë amerikanë rikthehen në klasa.

Më shumë se 9 mijë e 200 fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare në ShBA u vonuan ose anuluan ditën e Vitit të Ri, për shkak të motit të keq dhe shtimit të rasteve me variantin Omicron të koronavirusit. Kjo sipas faqes së internetit që ndjek fluturimet, “Flight Aware”.

Deri të dielën, u anuluan edhe 2200 fluturime tjera. Aeroporti Chicago O’hare ishte i mbushur me udhëtarë në pritje.

“Kur po udhëtoja vitin e kaluar, këtu nuk kishte njeri, dukej e frikshme. Por edhe pse më pëlqen të shoh njerëz, ky është një numër shumë i madh”, thotë Sylvia Robinson, udhëtare nga Hjustoni.

Ndërsa të infektuarit me variantin Omicron kanë më pak shanse të sëmuren rëndë, këshilltari kryesor i presidentit amerikan për pandeminë, Dr. Anthony Fauci, paralajmëron se shtimi i infeksioneve kërcënon gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor.

“Edhe nëse një përqindje më e vogël përjeton sëmundje të rëndë, kur infektohen shumë njerëz, rritet numri i atyre që do të kenë nevojë të shtrihen në spital. Kjo është arsyeja që ne shqetësohemi për gjendjen e spitaleve”, tha eksperti kryesor i sëmundjeve infektive.

Në periudhën kur nxënësit amerikanë kthehen në mësime, mesazhi i zotit Fauci mbetet i qartë.

“U bëj thirrje prindërve që të shqyrtojnë seriozisht vaksinimin e fëmijëve, mbajtjen e maskave në mjediset e shkollës, kryerjen e testeve për të ndalur përhapjen e infeksionit. Mendoj se me të gjitha këto masa, është i sigurt kthimi në shkollë i fëmijëve”, tha ai.

Kryebashkiaku i ri i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, i cili bëri betimin të shtunën, tha për rrjetin ABC se qyteti më i madh i vendit është gati për rifillimin e mësimit.

“Përmes testimeve do të krijojmë një mjedis të sigurt. Do të identifikojmë fëmijët që janë ekspozuar ndaj virusit dhe do t’i largojmë nga shkolla. Të dhënat tregojnë se ekspozimi i një fëmije nuk nënkupton se e gjithë klasa është ekspozuar”, tha zoti Adams.

Ai e merr drejtimin e Bashkisë së Nju Jorkut në një kohë kur qyteti përballet me një numër rekord rastesh të shkaktuara nga varianti Omicron. Nga e hëna mësimet rifillojnë në të gjithë vendin.

Etiketa: covid-19shba

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Atentati në Shkodër/ Piroli u qëllua me dy plumba, telefonoi familjen

Atentati në Shkodër/ Piroli u qëllua me dy plumba, telefonoi familjen

119 kg kokainë në banane,Hoxha:Ka patur 1925 kg kokainë, një pjesë e drogës u hoq

119 kg kokainë në banane,Hoxha:Ka patur 1925 kg kokainë, një pjesë e drogës u hoq

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com