Bota

Situatë e rënduar nga COVID në Brazil, Bolsonaro: Uria vret më shumë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:49 - 01/04/21 |
Opi Nion

Brazili është një nga vendet më të goditura nga COVID-19. Gjatë muajt mars në këtë shtet janë regjistruar mbi 66 mijë viktima, teksa sistemi shëndetësor në vend është prag kolapsi.

Presidenti Jair Bolsonaro është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra për mënyrën e menaxhimit të krizës, ndërsa një sërë pjesëtarësh të kabinetit të tij dhanë dorëheqjen këtë javë.

E megjithatë ai nuk heq dorë nga qëndrimi kundër kufizimeve, dhe gjatë një aktiviteti të mërkurën kritikoi masat e ndërmarra nga guvernatore e kryebashkiakë lokalë.

 “Çdo kush mund të infektohet me virus, çdokush mund të sëmuret rëndë, por uria vret më shumë se virusi vetë. Kemi dy armiq, virusin dhe papunësinë. Është një realitet, e nuk mund ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi.”, u shpreh Bolsonaro./ Opinion.al

Pas