Vijon të mbetet e tensionuar situata në veriun e Kosovës ku shënohen vazhdimisht incidente.
Policia njofton së fundi se një ditë më parë, person të panjohur kanë sulmuar me gurë dhe i kanë dëmtuar derën e kamionit një shtetasi nga Shqipëria.
“Rudar, Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë dhe i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim./Opinion.al