Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata në veri të Kosovës ndalon vaksinimin kundër COVID-19

2021/09/28 at 5:21 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Situata në veri të Kosovës ndalon vaksinimin kundër COVID-19

Procesi i imunizimit kundër koronavirusit për serbët në veri të Kosovës, është pezulluar deri në njoftimin e radhës, sepse dy vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak – janë bllokuar që nga 20 shtatori për shkak të reciprocitetit në targa, ka thënë drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Leposaviq, Ljiljana Vukadinoviq për Radion Evropa e Lirë.


“Rivaksinimi dhe marrja e dozës së tretë të vaksinës për 62 pacientë nga territori i Komunës së Leposaviqit është anuluar”, ka thënë ajo.

Institucionet shëndetësore në zonat serbe në Kosovë funksionojnë në sistemin serb, dhe për serbët nga Kosova, vaksinimi është organizuar në qytetet në Serbi që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Kështu, serbët nga katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – po marrin vaksinën kundër COVID -19 në Rashkë, qytet kufitar në Serbi.

Disa nga vendasit e Leposaviqit, të cilëve u është anuluar vaksinimi dhe të cilët janë kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se janë të zhgënjyer nga situata e re, disa prej tyre kanë thënë se janë të frikësuar, por nuk duan të flasin publikisht për këtë gjë.

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procesin e imunizimit në masë kundër koronavirusit në mesin e qershorit të këtij viti, por qendrat e vaksinimit nuk janë hapur në veri të Kosovës.

Kur bëhet fjalë për mjedisin serb, ato janë të hapura vetëm në komunat në jug të Ibrit, Graçanicës pranë Prishtinës, Novobërdës pranë Gjilanit dhe Shtërpcës pranë Prizrenit.

Drejt Rashkës vetëm në këmbë

Serbët e Kosovës kanë bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak tash e nëntë ditë për shkak të masave reciproke të vendosura nga Qeveria e Kosovës, më 20 shtator për makinat me targa nga Serbia. Janë bllokuar edhe rrugët kryesore që çojnë në këto vendkalime, kështu që janë krijuar barrikada duke parkuar kamionë të rëndë.

Kalimi i kufirit mund të bëhet vetëm në këmbë.

Në dy pikat kufitare është edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Leposaviq, Ljiljana Vukadinoviq, shpjegon se procesi i vaksinimit duhej të ndërpritej sepse vendkalimi kufitar në Jarinjë mund të kalohet vetëm në këmbë.

“Duhet të ecet tre kilometra dhe nuk shkojmë (për vaksinim në Rashkë)”, thotë ajo dhe shton se shumica e pacientëve nga territori i Komunës së Leposaviqit duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

“Por, ka edhe të rinj, të cilët tani po paraqiten,” tha ajo.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Institutin e Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut dhe drejtorin e Qendrës Shëndetësore në atë qytet, Zllatan Elek, lidhur me planet e mëtejshme në lidhje me vaksinimin e serbëve nga veriu, por asnjë përgjigje nuk u sigurua derisa ky tekst u botua.

Problematik mbetet edhe ofrimi i shërbimeve tjera shëndetësore

Zoran nga Mitrovica e Veriut, komunë me shumicë serbe, nuk mund ta dërgojë nënën e tij për ndërhyrje mjekësore në Kralevë, qytet në Serbi, sepse kalimi kufitar në Jarinjë është i bllokuar.

Në gjithë Kosovën janë tri spitale që funksionojnë sipas sistemit serb dhe në të cilët serbët kryesisht shkojnë për trajtim: Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë pranë Prishtinës, Qendra Shëndetësore në Pasjan pranë Gjilanit dhe Qendra Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut. Sidoqoftë, për të gjitha sëmundjet serioze, pacientët dërgohen për trajtim ose ndërhyrje të mëtejshme në Serbi.

Zoran i tha Radios Evropa e Lirë se vendkalimi nuk mund të kalohet as në këmbë sepse nëna e tij (85 vjeçe) është grua e sëmurë dhe ajo nuk është në gjendje të ecë disa kilometra, për aq kohë sa duhet për të kaluar barrikadat.

“T’ju them të drejtën jam duke menduar si të shkoj dhe pa veturë nuk mundem”, tha ky banor i Mitrovicës së Veriut, duke shtuar se pikat e tjera kufitare me Serbinë janë larg.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Leposaviq, Ljiljana Vukadinoviq, gjithashtu i tha Radios Evropa e Lirë se ka shumë pacientë që janë “të lidhur me Serbinë”.

“Bëhet fjalë për karcinoma, kimioterapi, për ato terapi terciare. Kemi transport çdo ditë”, tha Vukadinoviq.

Ajo theksoi se ka raste kur një pacient është në rrezik për jetë dhe kur çdo moment është i rëndësishëm.

“Ne shkuam në Merdare ditët e para, kur ishte urgjente, disa gjëra nuk mund të shtyhen. Një burrë 35 vjeç pësoi sulm në zemër, dhe pastaj nuk ka mundur të kalojë as nga tanët, aty ka kamionë, këto janë vërtet probleme të mëdha”, tha ajo.

Pika kufitare me Serbinë në Merdare është pranë Podujevës, rreth 30 kilometra larg Prishtinës.

Serbët në veri të Kosovës kryesisht përdorin pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak sepse janë shumë më afër.

Shembull, kalimi kufitar në Jarinjë, komuna Leposaviq, është rreth dy kilometra larg qytetit të parë në Serbi – Rashkës. Nga ana tjetër, Podujeva, ku është pika kufitare në Merdare, është rreth 100 kilometra larg nga Leposaviqi.

Ndërrime të​ “detyrueshme” pë​r të​ mbajtur bllokadat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje vazhdimisht për dhënien fund të bllokadave të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ai u bëri thirrje banorëve vendas në veri që të ndalin protestën sepse ata “po bllokojnë veten”.

Disa punonjës në institucionet e Serbisë, të cilat funksionojnë në Kosovë, kanë konfirmuar për herët për Radion Evropa e Lirë se ata janë “të detyruar” që me radhë të marrin pjesë në bllokimin e pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ata kanë deklaruar se autoritetet lokale po u kërkojnë ta bëjnë këtë gjë, por kanë kërkuar që identiteti i tyre të mos zbulohet.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, kryetarët e komunave janë nga Lista Serbe, partia kryesore e formuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar më 2013.

Nga subjektet politike serbe, kjo parti është e vetmja e përfaqësuar në institucionet qendrore të Kosovës./REL

Etiketa: kosovereciprocitetiserbiaveriu


Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
EMRAT/ Trafikuan heroinë nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona

SPAK në Dibër, shoqërohet financieri i Këshillit të Qarkut dhe 2 të tjerë

“Opinion”/ Paqe apo përplasje mes Ramës dhe Kurtit

“Opinion”/ Paqe apo përplasje mes Ramës dhe Kurtit

Vrau policin/ Aldi Rama mbërrin në spital, në gjendje kritike

Vrau policin/ Aldi Rama mbërrin në spital, në gjendje kritike
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}