Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur sot në një takim Ambasadoren e SHBA Yuri Kim, Ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.
Xhaçka bën me dije se në takim është diskutuar mbi situatën në Ukrainë dhe skenarët e mundshëm për bashkëpunim.
“Prita sot Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, Ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Diskutuam mbi situatën në Ukrainë dhe skenarët e mundshëm për bashkëpunim. Dakordësi e plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të mbajtur përballë përgjegjësisë. Në solidaritet të plotë me Ukrainën”, shkruan Xhaçka.