Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë, dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Ministria njofton se pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.
Sakaq, 10 raste të reja me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit. Deri në këto momente në Shqipëri raportohen 842 persona të prekur me virusin e ri./Opinion.al