Aktualitet

Situata në Rinas, mbërrijnë në Shqipëri kontrollorët turq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:56 - 08/04/21 |
Opi Nion

Pas ndërprerjes prej disa orësh të punës në aeroportin “Nënë Tereza” situata është normalizuar dhe kanë nisur fluturimet.

Sipas news 24, AlbControl ka marrë përgjigje pozitive nga Turqia për zhbllokimin e situatës së krijuar në aeroportin e Rinasit, pasi kontrollorët hynë në grevë dhe bojkotuan punën.

Siç u bë me dije edhe më herët nga mbledhja e Komitetit të Mbrojtjes Civile kontrollorët shqiptarë do të zvendësoheshin me kontrollorë të rinj vendas dhe të huaj nëse do të ishte e nevojshme.

Autoritetet shqiptare kanë bërë kërkesë për kontrollorë ajrorë nga vende të tjera, ku këtë pasdite ka ardhur përgjigjja pozitive nga Turqia, e cila ka sjellë në vendin tonë kontrollorët e saj, për të menaxhuar hapësirën ajrore shqiptare.

Sipas news 24 kontrollorët turq kanë mbërritur në Shqipëri përmes kufirit tokësor nga një vend fqinj.

Zëvendësimi i kontrollorëve shqiptarë nga turqit do të vijojë deri në momentin sa të zgjidhet situata në Rinas. Ndërkohë vetëm pak minuta më parë në Rinas është ulur avioni i i kompanisë “Air Albania”në aeroportin “Nënë Tereza”, pas një ndërprerje prej disa orësh. Bëhet me dihet se avioni ka patur doza të tjera vaksinash kundër COVID-19 të ardhura nga Turqia./Opinion.al

 

 

Pas