Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata në plazhet shqiptare, Blendi Gonxhe: Mjaftë më, të reagojmë

2022/08/03 at 11:48 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Situata në plazhet shqiptare, Blendi Gonxhe: Mjaftë më, të reagojmë

Blendi Gonxhja, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga Arjan Tase.


Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja përshkruan kausin në plazhet shqiptare, ku në të njëjtin vend qëndrojnë pushuesit, lahen fëmijët dhe po në të njëjtin vend qarkullojnë mjetet lundruese.

Teksa përshkuar panoramën që ndodhet në bregdetin si një mish-mash, shton se këto motorë uji përdoren nga ata persona me “zinxhir floriri e çante firmato nën sqetull, një prerje e shëmtuar”. Si krahasim Gonxhe sjell plazhet në Kroaci duke thënë se motorët niseshin shumë larg vendit ku lahen pushuesit.

Gonxhe shton se duhet të reagojmë, te hapësira ku ndodhemi, te përgjegjësi aty, te polici i zonës, te bashkia, tek Bashkëqeverisja, te inspektori i mjedisit apo i turizmit, tek IKMT apo te AMP, tek subjekti që abuzon, të denoncojmë çdo rast që na shkel, pa frikë, edhe pse jemi me pushime, të mos biem në pozitat e –“hesht se do gjesh belanë”, sepse heshtja përkeqëson situatën.

Megjithatë ai thotë se shteti nuk ja del dot i vetëm ndaj një shumice abuzive, pasi sipas tij duhen izoluar rastet të tilla abuzive.

Postimi i plotë:

MBRËMË NUK KISHTE GJUMË…

Jo më larg se fundjavën e shkuar, në Sarandë, ora 09 kur pret të shijosh jodin, të paktën ajrin e pastër nga buzëdeti, një erë e keqe, që më pas u përforcua në erë karburanti (benzinë), kutërboi tërë vendin. Çunat e motorrave të ujit të hotelit ngjitur, vendosur në një plate betoni që zapton hapësirë të detit (mesiguri ndërtuar pa leje), me bidona të shpifur ngjyrë tulle po furnizonin për shtatë pale qejfe serbatorët e mëdhenj të mjeteve që do na zhurmonin tërë ditën e perëndisë. As që u kishte shkuar ndër mend shqetësimi për fqinjët, por pasi protestova me edukatë, kërkuan ndjesë dhe premtuan orar më të sofistikuar furnizimi. Kjo beton-hunda artificiale që të zë frymën, pamjen dhe që është burim zhurme (kur ndizet muzika shurdhuese) ka motorra uji edhe nga krahu tjetër, bashkë me skafe, një si mol plastike që noton dhe një mish-mash komardaresh. Aty pllaquriten pushuesit, aty hidhen në det, po aty nisen skafet e motorrat e tjerë, një lëmsh që të lodh e të streson veç ta shikosh. E tëra nën vvvvvvzzzzzzz ssssssss bauuuu bauuuu bauuuu të manovrave ujore të gladiatorëve shkumëzues (me zinxhir floriri e çante firmato nën sqetull, një prerje e shëmtuar). Në Kroaci mbaj mend, në Cavtat, kishte motorra uji por ata niseshin jo mes pushuesve dhe u ndalohej t’i jepnin gaz deri në një largësi, si kur niseshin e si kur ktheheshin! Këtu te ne xhiron ujin sapo ka shaluar samarin, duke të qerasur me koktejl ndotës akustik e gazrash. Në një rrip vend futen edhe skafe taksi që vijnë me porosi, ndërsa as 30 m më larg është si autostradë deti, ku kalojnë me shpejtësi korridoret e skafeve (mbi kapacitet dhe pa jeleqe shpëtimi), brenda 8-shave të motorrave të ujit. Kur ka rënë nata nis rituali i ca si anijeve kitsch, me ca zbukurime mediokre, verbuese e me volume shqetësuese muzike, si disko uji, sa më bosh aq më lart fonia! Edhe këto qasen sa më afër si për të të thënë: s’ke shpëtim! Dhe fiks pasi ti thua: -mbaroi?, aty nis DJ i beachbar-it djathtas, që sapo ka shtuar një platformë hekuri mbi shkëmbinjtë dhe mbi detin, që ti të ndjehesh si në karfosjen e një gaforreje gjigande me nofulla pneumatike, momenti kur ti thua varja, s’do bësh edukatorin në çmendinë dhe i DORËZOHESH fabrikës së stresit! Por tortura vijon, nisin boritë lart! Klientët e disko-klubit duan të hyjnë me gjithë makina në pool-bar, me të dashurat që janë mjete e jo njerëz, dhe zënë rrugë kalimi e shtyhen me rojet që luftojnë! Kafshëri. Fluturojnë çelësa, stivosen prona të lëvizshme, të bjerë një zjarr digjesh i gjallë se nuk fut dot as tub uji ler më të hyjë zjarrfikësja, tmerr! Shkoj kërkoj pronarin, i flas, më premton se do të përpiqet të lirojë hyrje-daljen e klientëve të hotelit ku ndodhesha. Tre netë, tre ballafaqime, i treti me bashkinë mbi mbeturinat trotuareve, të djelën paradite. Në fund ajo që të stërmundon është fakti se janë një shumicë e jona që sillen keq, që s’pyesin fare për tjetrin, për pasojat e tyre tek të tjerët, që as i njohin por edhe as që i duan rregullat me sa duket as për veten e tyre, që shijojnë këtë kaos ku ata janë shkaktarë aktiv ndërsa pjesa tjetër pranojnë në heshtje!

Ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë se kaq për veten dhe vendin tonë! Ne duhet të kulturohemi, të kuptojmë se çdo njëri nga ne ka një rol që ndikon! Ne duhet të reagojmë, te hapësira ku ndodhemi, te përgjegjësi aty, te polici i zonës, te bashkia, tek Bashkëqeverisja, te inspektori i mjedisit apo i turizmit, tek IKMT apo te AMP, tek subjekti që abuzon, të denoncojmë çdo rast që na shkel, pa frikë, edhe pse jemi me pushime, të mos biem në pozitat e -hesht se do gjesh belanë, sepse heshtja përkeqëson situatën!
Diskot ose në ambiente të mbyllura e me izolim akustik ose larg zonave të banuara e hoteleve! Se na çmendën!
Mjetet e ujit jo më afër se 300 metra nga plazhi, aksesi tek to në marina, mole apo stacione sipas standardeve! Se na vranë!
Duam QETËSI, REHATI, jo DHUNË!

Paqja, rregulli, komoditeti nuk vijnë pa “LUFTË”, nuk arrihen pa BETEJËN tonë të artikuluar, të bashkuar, me çdo formë civile e ligjore kundërshtimi të mundshme, por së pari me shembullin tonë vetjak! SHTETI nuk ja del dot i vetëm ndaj një shumice abuzive, nëse ne nuk kundërpeshojmë që shumicë të bëhet pjesa e kulturuar, që sjellja negative të izolohet, të shënjestrohet, kudo ku shfaqet! SHTETI nuk është abstrakt, ai reflekton mendësinë kolektive dhe është shumator i prirjeve tona! Shteti në fund jemi tërë ne! Sa miq kemi në shtet që shkelin rregullat? Sa njohim në shkallë, lagje, punë private që përqeshin rregullat? E pra boll bëjmë sikur SHTETI BIE NGA QIELLI! Cilësia e tij lidhet me ne! Çtë mbjellim do të korrim…

NGUSHËLLIME familjes së vajzës që humbi jetën nga helikat e një skafi që nuk është ndërtuar dhe krijuar për drifte në plazh! NDJESË nga e tërë shoqëria ëngjëllit që e masakroi PAKUJDESIA dhe PAPËRGJEGJSHMËRIA në sytë e prindërve dhe të pushuesve, paçka se NUK FALET kjo injorancë e egërsi! Duhen masa drastike që jeta të mos pritet si sot nga një tekë. Duhet DREJTËSI! Tani!

Duhet investuar në EDUKATË QYTETARE dhe RREGULLA BASHKËJETESE CIVILE! Tani!

Një botë të tërë të qytetëruar e mbajnë në këmbë RREGULLAT dhe MASAT, KUSHTET FUNKSIONALE dhe DISIPLINA, ndërsa ne kujtojmë se do ia hedhim? Po pse budallenj janë ata dhe ne dolëm të zgjuarit? A ka CILËSI JETE pa RREGULLA? Duhet reflektim URGJENT! Tani!

Jemi bekuar nga ky atdhe i mrekullueshëm por ne po sillemi keq me njëri-tjetrin! MJAFT MË!



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Si do ta rrëzoni Ramën nga pushteti? Berisha i vendosur: Po nuk iku do e heqim

Ngjarja në Himarë, Berisha: Ka dyshime se skafi përdorej për trafik droge

Ngjarja në Himarë, Rama: Ky është sezoni më i organizuar dhe i rregullt, por…

Ngjarja në Himarë, Rama: Ky është sezoni më i organizuar dhe i rregullt, por...

Meta fajëson qeverinë për ngjarjen në Himarë: Ka frikë nga të fortët, përulet

Meta fajëson qeverinë për ngjarjen në Himarë: Ka frikë nga të fortët, përulet
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com