Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim të shkurtër për mediat para selisë blu ka deklaruar se mbetet në dispozicion për gjithçka për hir të demokratëve.
Më tej ai ka theksuar rëndësinë për të bashkuar Partinë Demokratike.
“E para e punës dua të them që jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i Partisë Popullore Europiane për PD dhe demokratët. E dyta mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”, është shprehur Basha./Opinion.al