Sipas raportimit të Indeksonline, lëndimet më të rënda në përplasjen e sotme në parlamentin e Maqedonisë i ka marrë deputeti shqiptar, Ziadin Sela.
Ndër të plagosurit e tjerë numërohen lideri i LSDM-së, Zoran Zaev si dhe deputeti Damjan Mançevski.
Më herët protestuesit kanë hyrë në Kuvend duke protestuar kundër shumicës së re të formuar pas bashkëpunimit të lideri të opozitës Zoran Zaev me partitë shqiptare.
Sela është kryetar i PDSH-së.
Situata në Maqedoni është përshkallëzuar pasi kryetar i Kuvendit u zgjodh shqiptari Talat Xhaferi.