Politikë

Situata në kufirin grek, Duma: Qeveria që nuk merr përgjegjësi, nuk duhet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:06 - 16/08/20 |
Opi Nion

 

Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka reaguar të dielën mbi situatën e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa ka bërë përgjegjëse për këtë gjendje shtetin shqiptar dhe Kryeministrin Rama.

“Sot kryeministri i vendit u përpoq t’i japë orë edukate morale shqiptarëve që vuajnë në lëkurë çfarë do të thotë të jesh pa shtet, pa mbrojtje, të trajtuar si gjedhë sepse më së paku janë braktisur.  Tetë vjet ky njeri që e quan veten kryeministër bën gjueti ku të gjejë fajtorin jashtë, kur nuk e gjen fillon orën e edukatës morale, lëndë që e mëson autodidakt duke bërë prova me durimin e shqiptarëve”, shkruan Duma referuar një publikimi të Kryeministrit më herët në Facebook, që thoshte se situata të ngjashme ishin parë edhe në vende të tjera.

“Shqiptarët paguajnë taksë për t’u shërbyer, askund nuk ka lënie në mëshirë të natyrës, as bullgarët as francezët me të cilët guxon t’i krahasojë duke tallur hallin e tyre që po kthehen me shpejtësi në Greqi për të punuar e për të mbajtur edhe familjet në Shqipërinë që e vjel po ky. Ky që e ka lëshuar qeverisjen dhe qeverinë, merr vetëm benefitet e fundit të pushtetit, me PPP, tendera, konçensione dhe privatizim të Shqipërisë!  Katër ditë të lënë në rrugë, as dinë pse të kthehen, as nëse duhet të rrinë, ikin e vijnë në sakrificë, vuajtje dhe pasiguri mijëra e mijëra shqiptarë”, shkruan Duma duke u shprehur se një qeveri që nuk merr përgjegjësi nuk duhet.

“Askund si në Shqipëri papërgjegjshmëria dhe braktisja nuk ndodh si me qeverinë e Ramës, as të ikin nuk munden me dinjitet.  Për çfarë duhet qeveria nëse nuk ka përgjegjësi dhe nuk merr përsipër asnjë zgjidhje në situata të tilla? Nuk duhet!”, përfundon ish-deputetja, duke e shoqëruar publikimin e saj me video nga situata në Kakavijë./Opinion.al

 

 

Pas