Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar se përparimi në rivendosjen e energjisë elektrike ka qenë i ngadaltë, veçanërisht në kryeqytetin Kiev, në komentet që disa i kanë interpretuar si kritikë të hapur ndaj kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Vitaly Klitschko, raporton “The Guardian”.
“Shumë qytetarë të Kievit kanë më shumë se 20 apo edhe 30 orë pa energji elektrike”, tha lideri ukrainas, duke theksuar se pret punë cilësore nga zyra e kryetarit.
Zelensky nuk e përmendi emrin e Klitschkos, por e bëri të qartë se ishte i mërzitur që kishte shumë pak strehimore për 3 milionë banorët e kryeqytetit, duke folur për “shumë ankesa, veçanërisht në Kiev”.
Klitschko më parë tha se 400 nga këto objekte ishin ngritur për t’u siguruar qytetarëve energji elektrike, ujë, akses emergjent në internet, si dhe ngrohje. “Ka ende punë për të bërë në fusha të tjera, për të mos thënë më shumë”, tha presidenti. “Banorët e Kievit kanë nevojë për më tepër mbrojtje.”/Opinion.al