Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka deklaruar se Forcat e Armatosura të Shqipërisë e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë.
Situata në pikën kufitare është rënduar pasi për të katrën ditë radhazi, qytetarët kanë ngecur në radhë duke pritur të kalojnë kufirin për në Greqi. Vargu i makinave ka kaluar 20 kilometrat.
Shkak për situatën janë bërë testet anti-Covid që bëhen në pikën kufitare të Kakavijës. Qytetarët thonë se nuk ishin njoftuar më parë për masat e vendosura nga pala greke.
Ministrja Xhaçka shkruan në Facebook se autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.
Ajo shton se Forcat e Armatosura kanë qenë në krye të detyrës duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren. /Opinion.al