Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata në Izrael, Borrell: Do të mbahet një takim urgjent me ministrat e Jashtëm të BE-së

2023/10/09 at 2:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Borrell: Të gatshëm për masa të reja nëse nuk shtensionohet situata në veri të Kosovës

Ministrat e jashtëm të BE-së do të mbajnë të martën një takim urgjent për të diskutuar zhvillimet e fundit në Izrael dhe Rripin e Gazës, njoftoi të hënën shefi i politikës së jashtme të bllokut.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Josep Borrell tha se ai “do të mbajë nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të trajtuar situatën në Izrael dhe rajon”.

Mbledhja do të konsiderohet si një “takim joformal urgjent” pasi Borrell dhe një numër diplomatësh të lartë të BE-së do të jenë në kryeqytetin e Omanit, Muscat, ndërsa ministrat e tjerë të jashtëm do t’i bashkohen atyre online, tha zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian për çështjet e jashtme, Peter Stano.

Borrell ka mbërritur tashmë në Muscat për të marrë pjesë në takimin ministror të Këshillit të Bashkëpunimit BE-Gjirit, shtoi ai.

Borrell dhe zyrtarë të lartë të BE-së, përfshirë presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, dënuan “në termat më të fortë të mundshëm sulmet e shumta dhe pa dallim në të gjithë Izraelin nga Hamasi” gjatë fundjavës.

Ai foli gjithashtu me kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh për t’i kërkuar “Autoritetit Palestinez të kontribuojë në ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, të promovojë interesin e popullit palestinez dhe aspiratën e të gjithë rajonit për siguri dhe stabilitet”.

Grupi i rezistencës me bazë në Gaza, Hamasi, nisi operacionin Al-Aksa Flood kundër Izraelit herët të shtunën, duke lëshuar një breshëri raketash. Ai tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve izraelitë.

Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacionin kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Të paktën 700 izraelitë janë vrarë deri më tani dhe mbi 2,300 të tjerë janë plagosur në luftime, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Ndërkohë ministria palestineze e Shëndetësisë tha se rreth 500 palestinezë janë vrarë dhe mbi 2700 janë plagosur./Opinion.al

I am convening tomorrow an emergency meeting of EU Foreign Ministers to address the situation in #Israel and in the region.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 9, 2023

Etiketa: beizraelJosep Borrellpalestine

Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

21 Gusht, 2025 10:25 pm
Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
Aktualitet

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

21 Gusht, 2025 10:14 pm
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

21 Gusht, 2025 9:58 pm
Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
Bota

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

21 Gusht, 2025 9:32 pm
Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!
Aktualitet

Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!

21 Gusht, 2025 9:07 pm
A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?
Bota

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 2025 8:54 pm
Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet
Rajoni

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet

21 Gusht, 2025 8:34 pm
Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet
Aktualitet

Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet

21 Gusht, 2025 8:11 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

21 Gusht, 2025 7:48 pm
RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare
Rajoni

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare

21 Gusht, 2025 7:26 pm
Para
Rriten çmimet e naftës pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Rriten çmimet e naftës pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Emrat/ Kush janë anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Emrat/ Kush janë anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor

SHBA-ja konfirmon vrasjen e 9 shtetasve të saj në Izrael, vijojnë operacionet për të humburit

SHBA-ja konfirmon vrasjen e 9 shtetasve të saj në Izrael, vijojnë operacionet për të humburit

TE FUNDIT

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten e ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe përmbajtësore” përmes telefonit me...

Lexo më shumë

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
21 Gusht, 2025

Një mjet lundrues me 7 persona në bord është bllokuar nga policia kufitare në Pogradec pasi kishte kaluar vijën liqenore...

Lexo më shumë

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
21 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi të martën Rusinë se po përpiqet të shmangë çdo mundësi për një takim me...

Lexo më shumë

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
21 Gusht, 2025

Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com