Pas situatës së vështirë me zjarret e mbrëmjes së të martës në Delvinë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbledhur në orët e vona, duke gdhirë e mërkura, strukturat e Emergjencave dhe Ushtrisë si dhe strukturat drejtuese vendore.
“Në Delvinë, së bashku me Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe drejtuesit vendorë, për të koordinuar planin e masave për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qytet”, shkruan Vëngu.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar situata u përkeqësua në Bashkinë Delvinë, pasi zjarri mbërriti pranë qytetit.
Flakët i janë afruar spitalit dhe për arsye sigurie, autoritetet urdhëruan largimin e pacientëve dhe stafit.