Aktualitet

Situata me energjinë elektrike netët e festave, Çela jep detaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 31/12/21 |
Opi Nion

Drejtori i OSHEE Adrian Çela ka dhënë detaje lidhur me situatën energjitike në vend gjatë natës së ndërrimit të viteve, por edhe në ditët e para të vitit 2022.

Çela tha se janë marrë masa dhe në terren janë 309 ekipe, ndërsa pohoi se është opitimist që këto ditë do të kalojnë në një situatë pozitive.

“Në gjithë territorin janë 309 ekipe. Kemi në dispozicion një numër call center 24 orë, ku qytetarët mund të teelfonojnë. Deri tani situata paraqitet shumë optmiste, ndihmuar edhe nga kushtet e motit, nuk kemi patur kohë të keqe që të disfavorizonte. Megjithatë pas një ore nis piku i ngarkesës që zgjat deri rreth orës 20;3-30 –  21:00. Megjithatë defektet nuk mund të parashikohen, por ne kemi bërë remontet e vjeshtës dhe jemi optimist që këto ditët e fundit dhe ditët e para të vitit tjetër do të kalojnë poozitive ashtu si festat e Krishtlindjeve apo edhe periudhën para festave”, tha Çela./Opinion.al

Pas