Këtë të martë, një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarreve në Gramsh. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 11:00, ku i moshuari rreth 80 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit.
Po sipas njoftimit, të policisë ai kishte “ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.”
Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.