Duket se sherri midis Ledri Vulës, Faton Shoshit, Gjikos dhe dyshes Real1 e Dj Blunt, ka filluar të dalë jashtë kontrrollit. Pasi kanë ofenduar rëndë Ledrin dhe Gjikon, Blunt e Real 1 tashmë janë kapur edhe me menaxherin e Ledrit, Faton Shoshin të cilin e kanë sharë në një seri videosh në Instastory.
Por Fatoni nuk ka ndenjur duarkryq dhe u ka shkuar në banesën e tyre, të paktën kështu na ka treguar ai në Instagram. Ai ka postuar videon në të cilën shihet tek dera e banesës së Real, e pastaj tek ajo e Blunt, duke kërkuar që të dalin jashtë, por dyert nuk i janë hapur.
Se deri ku do të shkojë kjo përplasje, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.