Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

2025/07/08 at 12:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar  25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Finiqit, Vlorës, Selenicës, Elbasanit, Prrenjasit, Poliçanit, Bulqizës, Dibrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit, Kurbinit, Pogradecit e Korçës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

– Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë,në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse dhe 7 punonjës nga Shërbimi Pyjor.  Dje, në mbështetje të forcave u angazhua helikopteri Cougar i Forcës Ajrore.

–  Në monitorim mbetet vatra në fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri nuk paraqet rrezik për përhapje.

– Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinjanë vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Terreni është i vështirë dhe i largët, ndaj po punohet me mjete të kalueshmërisë së lartë.

–  Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër. Edhe pse forcat operacionale punuan deri në orët e vona, nuk u arrit izolimi i tij. Ditën e sotme në terren janë të angazhuar: 7 efektivë zjarrfikës, 6 forca të AdZM, 5 forca bashkiake dhe 25 vullnetarë. Në mbështetje të forcave sot do të operojë edhe helikopteri i Forcës Ajrore.

Në dy raste zjarret janë evidentuar në banesa dhe një në një  godinë biznesi, ku si pasojë ka patur dëme të konsiderueshme materiale

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 5 hektarë me bimësi.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 30 automjete zjarrfikëse dhe 351 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 59 efektivë, 1 helikopter, 5 automjete zjarrfikëse, 1 pompë  thithëse, 2 mjete vetëshkarkuese dhe 1 traktor me zinxhirë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Sot priten priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, në formë shtrëngate në qarkun Shkodër.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.

Ju sugjerojmë

Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor
Aktualitet

Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor

30 Korrik, 2025 1:09 pm
Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë
Kryesore

Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

30 Korrik, 2025 1:07 pm
Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

30 Korrik, 2025 12:50 pm
“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
Aktualitet

Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

30 Korrik, 2025 12:46 pm
Australia ndalon aksesin e të miturve nën 16 vjeç në platformën Youtube
Bota

Australia ndalon aksesin e të miturve nën 16 vjeç në platformën Youtube

30 Korrik, 2025 12:43 pm
Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen 8 persona
Aktualitet

Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, procedohen 8 persona

30 Korrik, 2025 12:35 pm
Dënohet me burg ish-kryebashkiaku i Himarës, për çfarë akuzohet
Kronikë

Dënohet me burg ish-kryebashkiaku i Himarës, për çfarë akuzohet

30 Korrik, 2025 12:31 pm
Lirimi i hapësirave/ “Çmontohen” bizneset në qendër dhe pedonalen e Korçës
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/ “Çmontohen” bizneset në qendër dhe pedonalen e Korçës

30 Korrik, 2025 12:24 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Kuçovë/ Shiste lëndë narkotike në disa zona të qytetit, pranga 31 vjeçarit

30 Korrik, 2025 12:07 pm
(VIDEO)Heronj në tërmet/ Mjekët mbrojnë pacientin gjatë operacionit në Rusi
Bota

(VIDEO)Heronj në tërmet/ Mjekët mbrojnë pacientin gjatë operacionit në Rusi

30 Korrik, 2025 11:45 am
Para
Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

TE FUNDIT

Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor

Recetat mjekësore në formatin e ri / Nga 1 gushti në fuqi për sistemin shëndetësor
30 Korrik, 2025

Nga 1 gushti, receta mjekësore në formatin e ri unik, hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë

Berisha: Kodi i ri Penal është atentat madhor kundër fjalës së lirë
30 Korrik, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kundërshtuar përsëri draftin e Kodit të ri Penal. Në konferencën për mediat, kryedemorkati thotë...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm

Kodi i ri Penal/ Dhoma e Avokatisë del kundër: Dënime më shumë se në komunizëm
30 Korrik, 2025

Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të  propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e...

Lexo më shumë

Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

“Shqipëria bëhet”, koncepti i Lapaj:  25 vite burg për zyrtarët që kapen për korrupsion
30 Korrik, 2025

Ka nisur në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrtimi i ankesës së Adriatik Lapajt. Ky i fundit kundërshton vendimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com