Aktualitet

Situata e zjarreve, disa vatra ende të rrezikshme në fshatin Dukat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:10 - 10/08/21 |
Opi Nion

Prej më shumë se dy javësh në Shqipëri janë regjistruar vatra zjarri që kanë shkrumbuar sipërfaqe pyjore në disa qarqe të vendit.

Në qarkun e Vlorës vijon të mbetet problematike vatra e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat, njësia administrative Orikum. Sipas autoriteteve Llogaraja nuk rrezikohet dhe as fshati Dukat. Nesër do të fillojnë punën forcat dhe dy mjete nga ajri.

Bashkia Mirdite, në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan. Ne këtë zonë ditën e sotme u përqendruan te gjitha forcat tokësore dhe nga ajri. Pjesa nga ana e tunelit është e normalizuar. Vijon monitorimi nga forcat gjate nates. Nuk paraqet rrezik per banesa dhe tunelin.

Qarku Lezhë. Gjate punës ditën e sotme vatrat e zjarrit në fshatin Munellë dhe Domgjon është bërë e mundur izolimi ne pjesën nga ana e Domgjonit. Momentalisht vatra e zjarrit ka një shtrirje të madhe në terren të thyer dhe është i vështirë izolimi ne tërësi i saj. Gjate natës po monitorohet, ende ka akoma rrezik banesash.

Në fshatin Patalej, Njësia Administrative Kolsh, ditën e sotme forcat ne terren punuan për te izoluar një pjese që  ka drejtim ne rrugët e fshatrave. Gjatë natës po monitorohet. Situata mbetet problematike. Nuk ka akoma rrezik banesash.

Qarku Kukës. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi, Nga puna e kryer diten e sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri, situata vijon te mbetet problematike ne disa ane. Forcat e Armatosura te Shqipërisë kane mundësuar izolimin e vatrës tek zona Qafa e Kumbullës, FA e Kosovës ka punuar nga ana e Lakut te Mollës e cila vijon te jete aktive me intensitet të lartë që është në kufi me Pukën. Edhe ana nga Laku i qershive vijon te mbetet problematike. Terreni ndërlikon punën e forcave nga toka si pasoje e pjerrësisë dhe zonës shkëmbore. Nuk ka akoma rrezik banesash. Vijon monitorimi i forcave gjate nates.

Qarku Korçe, bashkia Pogradec, Nj.Administrative Velca, ne Guri i Nikes ( Zone e Mbrojtur ) për shkak te erës se forte u riaktivizua serish zjarri i mëparshëm. Situata është e vështirë për ta përballuar pasi dhe largësia është shume e madhe për të shkuar në vend. Situata monitorohet gjate natës.

Qarku Durrës. Vatër aktive ne Fushe-Kruje ne nje depo qe digjen goma te përdorura. Zjarri është vene në kontroll dhe është drejt shuarjes.

Qarku Berat, bashkia Skrapar riaktivizimi i vatrës sipërfaqen me shkurre, në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”, fshati Ujanik, po mbahet ne monitorim, për të eliminuar rindezjet nga era dhe trungjet e ndezur.

Qarku Berat, bashkia Skrapar, ne fshatin Therepel, NjA Vendreshe. Situata doli jashtë kontrollit te forcave ne terren, duke rrezikuar një zone te banuar rreth 250-300 metra largësi. Menjëherë forcat kane siguruar banoret dhe me pas kane bere te mundur vënien nen kontroll te situatës. Po monitorohet gjate nates.

Qarku Tirane, Bashkia Vorë, se në fshatin Kuç,  ka rënë një zjarr në një vend me shkurre ferra dhe mbeturina. Sipas informacioneve të para zjarri u raportua me përmasa të konsiderueshme, rrezikonte te futej në pyll. Forcat ne terren bene te mundur vënien nen kontroll. Situata po monitorohet. S’ka rrezik për banesa.

Qarku Kukes, Në ZM Lugina e Valbonës Tropojë në vendin e quajtur Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri ne vende te ndryshme në të njëjtën kohe. Forcat janë duke punuar por si pasoje e terrenit është shume e vështirë. Dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.  Po monitorohet gjate natës.

Pas