Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata e zjarreve/ 14 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 3 prej tyre aktive

2022/08/11 at 11:21 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Thirrë,situata e zjarreve në vend

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike të dhënat e reja lidhur me situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit.


Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Robert Hysenllari, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave janë shuar 10.

Bëhet me dije se janë shuar vatrat e zjarrit në lagjen Mehaj, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë, në fshatin Lekaj, bashkia Rrogozhinë, në fshatin Progjni, bashkia Gjirokastër, në fshatin Blerimaj, bashkia Kavajë, në fshatin Molisht, bashkia Berat, në fshatin Pishë Poro, bashkia Fier, në fshatin Novosel, bashkia Vlorë, në fshatin Vilëz, bashkia Shkodër dhe në fshatin Shetaj, bashkia Durrës.

Ndërkohë, janë aktive 3 vatra zjarri në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, në fshatin Sojnik dhe Tunjë, bashkia Gramsh, dhe në fshatin Niçë, bashkia Pogradec, për të cilin po punohet nga shërbimi zjarrfikës për shuarjen përfundimtare.

Në operacionin për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 246 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 30 mjete zjarrfikëse.

“Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga të cilat janë izoluar dhe shuar vatrat në:

në lagjen Mehaj, bashkia Malësi e Madhe;

në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë;

në fshatin Lekaj, bashkia Rrogozhinë;

në fshatin Progjni, bashkia Gjirokastër;

në fshatin Blerimaj, bashkia Kavajë;

në fshatin Molisht, bashkia Berat;

në fshatin Pishë Poro, bashkia Fier;

në fshatin Novosel, bashkia Vlorë;

në fshatin Vilëz, bashkia Shkodër;

në fshatin Shetaj, bashkia Durrës;

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 246 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 30 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

  1. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor dhe 50 vullnetarë. Vijon puna edhe ditën e sotme nga forca dhe kapacitete e pushtetit vendor
  2. Në fshatin Sojnik dhe Tunjë, bashkia Gramsh, ku vijon angazhimi i strukturave të bashkisë për izolimin e vatrës.
  3. Në fshatin Niçë, bashkia Pogradec, për të cilin po punohet nga shërbimi zjarrfikës për shuarjen përfundimtare.

Të gjitha vatrat aktive zhvillohen jashtë zonave të banuara.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënje të qëllimshme si dhe të të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër”, njofton Ministria e Mbrojtjes./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
“Thesar pa viza:Riviera Shqiptare”/Rama:Mbi 46 mijë turistë turq vizituan Shqipërinë

“Thesar pa viza:Riviera Shqiptare”/Rama:Mbi 46 mijë turistë turq vizituan Shqipërinë

Familja e Ervis Martinaj kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

"Kërkojnë ta eliminojnë", zbardhet dëshmia e xhaxhait të Ervis Martinaj

Meta tregon prioritetin e Partisë së Lirisë: Do të jetë triumfi i qytetarëve

Meta tregon prioritetin e Partisë së Lirisë: Do të jetë triumfi i qytetarëve
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com