Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata e tmerrshme për gratë dhe fëmijët afganë

2024/11/25 at 8:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata e tmerrshme për gratë dhe fëmijët afganë

Miliona njerëz në Afganistan varen nga ndihma humanitare.

Gratë dhe fëmijët vuajnë më shumë. Situata tepër e rëndë.

Prej ardhjes së talebanëve në pushtet në gusht 2021, Afganistani ka qenë në një krizë të thellë humanitare dhe ekonomike. Vendet që ishin të përfshirë ushtarakisht në Afganistan kanë një detyrim moral për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, bazuar në Marrëveshjen e Dohas, tha Shir Mohammad Abbas Stanekzai më 18 nëntor në Kabul.

Stanekzai është zëvendësministër i Jashtëm i talebanëve për çështjet politike. Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare joqeveritare që të mbështesin Afganistanin me ndihma teknike, iniciativa për zhvillimin ekonomik dhe përmes bashkëpunimit bujqësor.

“Një kërkesë shpëtimi prej 800 milionë dollarësh”

Talebanët shpresojnë të fitojnë më shumë mbështetje me pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare, siç është konferenca e fundit e OKB-së për klimën. Sipas Graeme Smith, një ekspert i Afganistanit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, para ardhjes së talebanëve në pushtet, vendi merrte rreth 800 milionë dollarë financim vetëm për klimën nga Fondi i Gjelbër Klimatik (GCF), Fondi Global i Mjedisit dhe Fondi Përshtatja.

Fondet fillimisht ishin të destinuara për energjinë e rinovueshme dhe projektet e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Me ardhjen e talebanëve në pushtet, mbetet e paqartë nëse projekte të tilla mund të zbatohen në rrethanat e reja.

Bashkësia ndërkombëtare ende nuk e njeh qeverinë afgane të udhëhequr nga talebanët. Sepse talebanët nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Dohas 2020, veçanërisht në lidhje me të drejtat e grave.

Shtypja në emër të Islamit

“Talebanët pretendojnë se janë përfaqësues të kulturës dhe fesë afgane. Por në realitet ata janë një grup i vogël njerëzish që nuk përfaqësojnë as vendin e tyre dhe as të gjithë zërat në këtë vend,” tha fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai në një intervistë për Deutsche Welle. Malala, e cila u qëllua në kokë nga talebanët në moshën 15-vjeçare, që nga shërimi i saj ka bërë fushatë për të drejtën e shkollimit, veçanërisht për vajzat. “Islami nuk e ndalon një vajzë të studiojë. Islami nuk e ndalon një grua të punojë”, theksoi Malala. Ajo u bëri thirrje vendeve myslimane dhe liderëve fetarë që të marrin një qëndrim të qartë kundër talebanëve.

Pas ardhjes në pushtet në verën e vitit 2021, talebanët filluan të shtypin sistematikisht gratë dhe vajzat nga jeta publike. Ato janë të përjashtuar nga institucionet arsimore dhe tregu i punës. Liritë e tyre janë kufizuar shumë.

“Jam e lumtur kur mund të punoj dhe të fitoj para. Nuk më lejohet më të shkoj në shkollë”, thotë Mehrsana, një vajzë nga provinca e Heratit, e cila punon në një fermë. Në fermën ku punojnë vetëm gratë, ato lejohen të punojnë vetëm një muaj në vit. Ato nuk mund të punojnë tërë kohën.

Të miturit si ajo janë ndër viktimat kryesore të situatës katastrofike ekonomike. Kriza humanitare përkeqësohet çdo muaj. Pak para fillimit të dimrit, Federata e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) paralajmëroi urgjentisht për pasojat e kequshqyerjes akute të fëmijëve. “Nivelet e kequshqyerjes në vendin tonë janë tronditëse,” tha Mohammad Nabi Burhan, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe afgane, në tetor.

Afganistani është një nga vendet më të varfra në botë dhe është shumë i varur nga ndihmat. Në vitin 2020, produkti i brendshëm bruto (GDP) ishte gati 20 miliardë dollarë, nga të cilat gati gjysma erdhi nga ndihma e huaj. Pas ardhjes së talebanëve, janë zvogëluar ndihmat dhe është përkeqësuar gjendja për miliona gra, fëmijë dhe familje./DW

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Waltz: Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Waltz: Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Indeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri është më e palumtur!

Indeksi global/ Mosha e mesme në Shqipëri është më e palumtur!

Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi viziton Kosovën/ Takon Konjufcën dhe Kurtin

Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi viziton Kosovën/ Takon Konjufcën dhe Kurtin

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com