Aktualitet

Situata e pandemisë në Shqipëri, mbyllet spitali Covid-2


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:06 - 02/06/21 |
Opi Nion

Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk do të jetë më i dedikuar për pacientët me COVID-19.

15 pacientët që aktualisht marrin shërbim në këtë spital do të transferohen në Spitalin Infektiv ose i njohur ndryshe si Covid-1, raporton Klan News. Gjatë periudhës së pandemisë Spitali “Shefqet Ndroqi” ose Senatoriumi ishte i dedikuar për pacientët me koronavirus.

Prej disa javësh situata e pandemisë Covid-19 në vendin tonë është nën kontroll. Shqipëria po regjistron shifra të ulta infektimesh dhe fatalitetesh, ndërkohë që vijon fushata e vaksinimit.

Përmirësimi i situatës së pandemisë ka bërë që disa ditë më parë Komiteti i Ekspertëve të lehtësojë masat kundër Covid-19. Prej ditës së djeshme është hequr detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Por, mbajtja e saj do të jetë ende e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Gjithashtu është zgjatur edhe ora policore, e cila nis në orën 23:00 deri në orën 06:00./Opinion.al

Pas