Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbledhur ditën e sotme strukturat, në lidhje me masat për të përballuar epideminë e gripit në vend.
Përmes një postim në Facebook, ministrja theksoi se vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.
Sipas saj strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi. Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri duke kryer: Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend; Vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara; Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës; Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore në mbrojtje të shëndetit publik. Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj! #ZgjidhJetënVaksinohu”, shkruan Koçiu.