Kombëtarja braziliane po i jep dorën e fundit përgatitjeve për duelin kundër Kamerunit. Një sfidë që nuk vlen shumë për skuadrën “Seleçao”, pasi çështja kualifikim pa përfunduar. Por ajo që prish situatën në kampin Brazilian është gjendja fizike e futbollistëve.
Tre lojtarë e kanë të sigurt mungesën në duelin ndaj afrikanëve, Neymar, Danilo dhe Alex Sandro nuk do jenë në fushë për shkak të problemeve të shfaqura në sfidat e Kupës së Botës por edhe në seancat stërvitore. Gjithsesi, treshja po rikuperohet nga dëmtimet dhe pritet të jenë të gatshëm për pjesën tjetër të turneut.
Ata kanë kryer terapi në pishinë, çka duket se do i ndihmojë për të qenë në fushë në duelet e radhës. Me biletën e tyre të prontuar tashmë për në fazat me eliminim direkt, Brazili mund të ketë luksin për të pushuar edhe futbollistë të tjerë dhe të presë kthimin e të lënduarve.
Mungesën e Alex Sandro në repartin e mbrojtjes do ta plotësojë Alex Telles, Militao do marrë vendin e Danilos, teksa sulmi do jetë thuajse i riformatuar. Antony, Jesus dhe Vinicius pritet ta nisin nga minuta e parë ndaj kombëtares afrikane, teksa në mesin e fushës pritet që të aktivizohet Guimaraes.