Aktualitet

Situata e COVID-19, task-forca italiane mbërrin në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:34 - 30/07/20 |
Opi Nion

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, Italia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Ekspertë të task-forcës italiane mbërritën në vendin tonë me një avion të “Guarda di Finanza”, ata do të zhvillojnë një veprimtari konsulence me homologët shqiptarë në lidhje me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.

Në aeroport task forca italiane është pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila iu ka uruar mirëseardhjen dhe u ka thënë që shkembimi i eksperiencave është ajo që duhet. Ndërkohë po ashtu në aeroport ka qenë edhe ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci.

Në këtë mënyrë Italia i ka kthyer “nderin” Shqipërisë, pasi pak muaj më parë vendi ynë i erdhi në ndihmë shtetit fqinj duke dërguar personel mjekësor./ Opinion.al

Pas