Rajoni

Situata Covid, Maqedonia e Veriut parashikon për masa shtrënguese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:50 - 10/10/20 |
Opi Nion

Maqedonia është duke parë mundësinë e kufizimit të lëvizjes nëse masat aktuale ndaj Covid 19 nuk do të japin rezultate.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se kapacitetet spitalore po mbushen dhe se mjekët dhe infermieret janë nën presion.

Për shkak të valës së pritur të vjeshtës dhe numrit të lartë të rasteve të reja, Filipçe ka theksuar se Komisioni për Sëmundje Infektive i propozoi Qeverisë masa të reja shtrënguese siç janë mbajtja e detyrueshme e maskave në ambiente të hapura, ndalimin e grupimeve më shumë se 4 persona pas orës 22.00.

“Nëse nuk japin rezultate, me siguri se do të ketë rekomandime për kufizime të lëvizjes. Së pari shkurtimin e orarit të punës së subjekteve të caktuara ekonomike, por edhe kufizime të lëvizjes. Kjo mund të ndodh nëse edhe më tej kemi rritje të numrit të rasteve të diagnostifikuara dhe ngarkesë shtesë ndaj kapaciteve spitalore”,  ka deklaruar Ministri Filipçe./Opinion.al

 

Pas