Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga sistemimi i plazhit publik në Vlorë.
Kreu i qeverisë shkruan se në këtë plazh nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin e Vlorës.
“Mirëmëngjes dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.