Kronikë

“S’ishte në grabitjen e Rinasit”,avokati i Talo Çelës: Kishte probleme me gjurin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 23/05/22 |
Opi Nion

Një nga personat e shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Talo Çela ka mohuar përfshirjen në grabitjen e Rinasit në prill të 2019.

Mësohet se mohimi i kësaj akuze është bërë nga avokati i tij në gjyqin e zhvilluar sot.

Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar.

Në seancën e së hënës avokati Luan Kaloçi i tha gjykatës së klienti i tij nuk kishte qenë në grabitje.

“Kur ndodhi grabitja, Talo Çela kishte probleme me gjurin. Talo Çela, i paaftë fizikisht të merrte pjesë në grabitje, kishte probleme me gjurin”,-mësohet se ka thënë avokati i Çelës.

Avokati gjithashtu kërkoi pyetjen e ish-të penduarit Alkond Bengasi dhe të bashkëpandehurve Klement e Eldi Cala./Opinion.al

Pas