Të paktën 7 persona janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur në një sulm të dyfishtë me bomba-fuçi të lëshuara nga helikopterët e regjimit të Asad në një spital në një lokalitet në veri të Homs. Bombardimi është kryer të shtunën, por lajmi është bërë vetëm sot i ditur.