Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Majlinda Bregu flet hapur: PD më mirë me Berishën, zgjedhja e Bashës gabim

2016/09/17 at 9:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Basha të mos mbajë krahun e Ilir Metës”

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, deklaroi dje se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD­së ishte gabim. E ftuar në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus”, Bregu theksoi se ajo kishte votuar për Sokol Olldashin si kryetar.


Pyetjeve për një përjashtim të mundshëm nga PD­a për deklaratat e forta, Bregu iu përgjigj se as që i mendonte. Demokratja tha se askush nga “mistrecët” në Grupin e PD-­së nuk ka për synim t’i marrë vendin Bashës, por për të përmirësuar PD-­në që kjo forcë të rimëkëmbet dhe të ngjallë shpresën te qytetarët.

Zonja Bregu, keni nisur së fundmi një nismë në “Facebook”, mund ta shpjegoni si do të funksionojë ajo? Nisur nga mesazhet gjatë këtyre ditëve në një komunikim së brendshmi, brenda vetes dhe partisë, pashë se po i ftoj brenda partisë.

Një komunikim që nuk e zëvendëson të madhin, por që rrinë më shpejt te demokratët, cilat janë bazat e këtij komunikimi?

Unë kam ftuar ata që janë demokratë, anëtarë të PD­së, rishtarët, ata që nuk e dinë se për kë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të 2017-­s, por për të mbledhur ide dhe sugjerime që nganjëherë është ajo që thotë Kundera: “Të tjerët gjejnë te ne atë që e humbasin vetë”. Mbase kemi humbur ndonjë fill e nuk po orientohemi dot dhe duke i dëgjuar njerëzit e duke marrë mendimin e tyre, mbase krijon më shumë ide dhe se çfarë duan, çfarë presin, cilat janë problemet reale që ka Partia Demokratike.

Pse nuk mjaftojnë forumet e PD­së për t’i shprehur këto mendime? Mua s’më pengon askush. Jam anëtare e PD­s-ë dhe s’më pengon askush të zgjedh dhe të ruaj një formë komunikimi e t’i pyes anëtarët e PD­së si e mendojnë që kjo parti të jetë më e fortë dhe të ketë mundësi të vijë në zgjedhjet e 2017­-s si forcë e parë politike.

Çfarë ju thotë Basha, se është hapur që ju në rastin më të mirë doni të përmirësoni lidershipin e Bashës, në rastin më të keq ju mendoni që nuk ai duhet të jetë kryetari i PD­-së.

Si është komunikimi me të? Unë nuk e shoh kështu, asnjëri nga ne, se nuk kemi bërë ndonjë grup armiqësor, por asnjëri nga ne më “mistrecët” që nuk rrimë dot dhe pa folur nuk ka pasur ndonjë synim për t’i zënë vendin Lulzim Bashës në momentin kur është zgjedhur kryetar i PD­së. I gjithë synimi është që të gjithë bashkë t’i japim mundësi kësaj partie të marrë atë formë që ka pasur dhe në ditët e saj më të mira. Por dhe për t’i dhënë atë formë që koha sot e kërkon ose partitë e mëdha kanë nevojë t’u përshtaten zhvillimeve që ofron shoqëria. Partitë sot kanë nevojë për një lloj menaxhimi të përbashkët ku gjithkujt t’i njihet kontributi, ku dhe kryetari i PD­së menaxhon kontributet dhe asetet e gjithsecilit. Nuk është koha sot e partive me lider suprem, të heroit kombëtar, por e njerëzve që ulen, diskutojnë dhe gjenerojnë ide. Partitë sot kanë lëvizur nga rrafshet e tyre ideologjike.

Programet tentojnë t’i afrohen njëra­tjetrës, besueshmërinë e kthen marrëdhënie që ti krijon me njerëzit. Sa afër je asaj që ata presin nga ty, kur të shohin çfarë shprese i ngjall. Largimi nga viktimizimi që, për mendimin tim, është emergjent të largohet nga Partia Demokratike. Sepse viktimizimi as të sjell pushtet dhe as të jep prestigj. Njerëzit nuk kanë nevojë të shohin para tyre njerëz të dobët, por duhet të shohin njerëz që ngjallin shpresë. Po në rast se nuk jemi ne të zotë për të ndaluar qeverinë dhe Edi Ramën, si do të jetë i zoti ai qytetar që nuk ka çfarë të hajë, është pa punë, ka një mijë halle në shtëpi, nuk arrin dot të shkollojë fëmijët, apo i bllokohet e drejta e fëmijës tjetër për t’u shkolluar edhe pse ka mësuar. Ne duhet të jemi garantë për të treguar që jemi më të fortë. Nuk bind njeri duke i thënë që ne jemi të dobët dhe kjo është qeveria e krimit që na i vjedh votat edhe neve.

Në tetor thuajse nis fushata për zgjedhjet e ardhshme. PD ku do të jetë, sepse koalicioni PS­- LSI­-PDIU është shumë i fortë? PD duhet të flirtojë me LSI-­në dhe PDIU­-në?

Unë vazhdoj të besoj se kjo qeveri, dhe ky duhet të jetë synimi i Partisë Demokratike, duhet të rrëzohet e tëra. Nuk mund të rrëzosh gjysmën e qeverisë dhe të presësh të fitosh nga gjysma tjetër e qeverisë. Të dy janë përgjegjës për situatën ku ndodhet vendi, për keqmenaxhimin dhe situatën ku ndodhen sot shqiptarët. Kjo duhet të jetë e vetmja linjë e PD-­së. PD, të vetmen aleancë e ka me qytetarin. PD ka nevojë për të konsoliduar dhe për të marrë veten në rrafshin e të djathtës. Të munguar në këtë vend.

Me gjithë këto që thoni, mendoni se zoti Basha mund të mos ju kandidojë në zgjedhjet e ardhshme si deputete?! Ke frikë…?

Kjo puna e frikës më bën përshtypje…

Unë nuk e di veten heroinë dhe trime. Por kjo është një pyetje kaq hipotetike, por i vetmi shqetësim që nuk më shkon ndërmend është ky.

Vazhdoni të mendoni se PD do ishte më mirë me kryetar Sali Berishën?

E kam menduar.

Dhe a je përlotur kur Berisha dha dorëheqjen?

Po.

A ke menduar shpesh që zgjedhja e Bashës kryetar i PD­-së ka qenë gabim?

E kam menduar. Kam votuar për Sokol Olldashin.

A ju ka shkuar shpeshherë në mendje që mund të jeni kryetarja e parë femër e PD­-së?

Këtë e ke menduar ti. Duhet të më japësh një alternativë tjetër. Po pres njëherë të shoh rimëkëmbjen e PD­së… Unë nuk trembem fare, nuk është ky synimi sot për sot. Edhe unë kam më qejf të shkoj lart, sesa poshtë.

A ke menduar që e vetmja mënyrë për të mposhtur Ramën është koalicioni me Ilir Metën?

S’e kam menduar gjatë gjithë kësaj kohe që jemi në opozitë.

A ke menduar që nëse Basha do t’i humbë zgjedhjet e 2017-­s duhet të japë dorëheqjen?

Këtë e vendosin strukturat dhe ka një Kuvend Kombëtar të PD­së. Mos më ço në raste hipotetike, ne duhet të shkojmë në zgjedhje për të mos humbur.

A të ka shkuar ndonjëherë në mendje që nëse Rama do të bënte atë kabinetin e famshëm, do të shkoje me të në qeveri?

E kam deklaruar publikisht, as me Ramën dhe as me Metën.

Nëse Basha bën koalicion me Metën, a ke menduar të dorëhiqesh nga PD-­ja?

Jo, kam deklaruar që nuk do të votoja për një koalicion të mundshëm.

STATUSI I BREGUT:

Kam lexuar prej mbreme me kujdes te gjitha mesazhet e komentet ne wall apo inbox timin. Nga Tirana, Durres,Dibër, Yzberisht, Lezhë, Kurbin,Sarandë, Fier.Mos qofsha gabuar por besoj se nje komunikim i hapur brenda partise, brenda nesh, eshte nje menyre jo vetem per te bashkebiseduar per problemet e ngjashme e të ndryshme, por edhe nje detyrim per ata qe na votojne sot dhe ata qe ende nuk jane te bindur se duhet te votojne Partine Demokratike. Opozita e sotme eshte qeveria e neserme. Thene ndryshe ka nje menyre per te ditur se si do te qeveriset neser vendi, duke qene ta hapur me debatet qe konsumojme se brendshmi. Me lejen e atyre qe me kane shkruar po ju percjell nje prej tyre: “Mirmbrema Zonja Bregu donja te ndanja me Juve shqetesimin e situates jo te mir ne degen tone ne Kurbin. Qfar po ndodh me PD dhe lidershipin e saj a esht kjo PD qe ne kishim dhe duam perse nuk behet nje analiz e thell ne kryesin e PD.a na ndihmon kjo situat per zgjedhjet e 2017, perse nuk perfundojn zgjedhjet per kryetaret e degeve ne disa rrethe, kurbini siq e Dini ngeli pa kryetar bashkie dhe aktualisht dhe pa Kryetar Partie pra po flasim per bastjonin e PD ne Kurbin…



Ju sugjerojmë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
Aktualitet

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

15 Maj, 2025 10:06 am
Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
Aktualitet

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

15 Maj, 2025 9:55 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

15 Maj, 2025 9:54 am
Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
Bota

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

15 Maj, 2025 9:43 am
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Kryesore

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

15 Maj, 2025 9:42 am
Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar
Aktualitet

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar

15 Maj, 2025 9:37 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë

15 Maj, 2025 9:34 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen

15 Maj, 2025 9:21 am
Para
Petulla me reçel, djath e vezë… ja si nis mëngjesi i Edi Ramës

Petulla me reçel, djath e vezë... ja si nis mëngjesi i Edi Ramës

Video/ Ja çfarë u gjend brenda avionit të rrëzuar në Ishëm

Dëshmia e qiramarrësit të tokës në Ishëm që bëri të qeshin edhe hetuesit

Politikanët dhe gjyqtarët shqiptarë humbasin shtëpitë nëse fshehin paratë e “pista”

Politikanët dhe gjyqtarët shqiptarë humbasin shtëpitë nëse fshehin paratë e "pista"
















TE FUNDIT

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
15 Maj, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë ditën e sotme takime konsultive me forcat politike në vend,...

Lexo më shumë

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
15 Maj, 2025

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më...

Lexo më shumë

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
15 Maj, 2025

Me një proces të qetë dhe pa tensione është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale në Shkodër. Nga...

Lexo më shumë

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
15 Maj, 2025

Edhe pse kanë arritur të fitojnë shumë vota nga zgjedhësit, janë 4 kandidatë nga listat e hapura socialiste, të cilët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com