Miliarderi shqiptar Bashkim Osmani dhe bashkëshortja e tij Sandra, këtë të shtunë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë me një dasmë super luksoze.
Ajo është organizuar në rezidencën e tyre në Palma De Mallorca me të ftuar të shumtë nga e gjithë bota.
Duke qenë se nusja është një gjermane dhe rrjedh nga një familje aristokrate gjermane për argëtimin e mysafirëve ishin të pranishme dy banda gjermane, por natyrisht se nuk mund të mungonte një shqiptar.
Sinan Hoxha ishte i përzgjedhuri i dhëndrit, të cilit udhëtimin nga Tirana për në Spanjë ia siguruar me avion privat. Edhe pse mysafirët i përkisnin kombësive të ndryshme muzika e Sinan Hoxhës ka ngritur të gjithë në këmbë për të kërcyer me ritmet e këngës shqipe. /KosoveShow