Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Silvio Berlusconi feston 80 vjetorin, ja sukseset në krye të Milanit

2016/09/30 at 2:58 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Silvio Berlusconi feston 80 vjetorin, ja sukseset në krye të Milanit

Silvio Berluskoni, presidenti më i suksesshëm i historisë së futbollit ka festuar dje ditëlindjen, teksa mbushi plot 80 vjeç. Një personalitet që ka ditur të ndryshojë historinë e këtij klubi për 30 vjet. Ky përvjetor vjen ndoshta në momentin më të vështirë të klubit kuqezi, i cili shumë shpejt do të shkojë në duart e investitorëve të tjerë. Megjithatë, askush nuk e harron atë çfarë bëri Silvio në 30 vitet e qëndrimit të tij te Milan

Historia e Berluskonit në krye të kuqezinjve nisi më 20 shkurt të vitit 1986. Në 3 dekadat që pasuan, Milani fitoi 28 tituj me Berluskonin president. Rruga e suksesit nisi me ardhjen e Arigo Sakit dhe treshes holandeze Rajkard, Van Basten, Gulit. Në vitet 1989 e 1990 u fituan Kupa e Kampioneve, Superkupa Europiane, Kupa Interkontinentale dhe Superkupa e Italisë. Pas kalimit të Sakit në kombëtaren italiane, në stol u ul Fabio Kapelo, që e bëri akoma më të madh Milanin. Në 5 vitet e qëndrimit të tij, kuqezinjtë fituan 4 tituj të Serisë A, në Ligën e Kampioneve Milani arriti në 3 finale radhazi – në 1993,1994 e 1995 – ku mbahet mend fitorja e madhe 4­0 ndaj Barcelonës në Athinë.

Për të riparë titullin kampion në muzeun e Milanit u desh të pritej viti 1999, kur në stol ishte Alberto Zakeroni. Pas këtij viti, Milani do të kishte probleme deri në ardhjen e Karlo Ançelotit. Me këtë trajner, Milani ishte një tjetër skuadër, në Itali dhe Europë ku spikasnin emra si Nesta, Maldini, Pirlo, Rui Kosta, Shevçenko apo Inzagi. Në 2003 “Djalli” fitoi Ligën e Kampioneve, ndërsa në 2004 kjo skuadër u shpall kampione e Italisë. Finalja e Stambollit ndaj Liverpulit në 2005 ishte më e tmerrshmja për kuqezinjtë, të cilët ditën të hakmerreshin 2 vjet më vonë ndaj anglezëve duke fituar titullin e shtatë kampion të Europës. Dy sukseset e fundit të epokës Berluskoni u arritën në drejtimin e Masimiliano Alegrit, titulli i Serisë A në vitin 2011 dhe Superkupa e Italisë e fituar ndaj Interit. Në të gjithë kohën e tij si president i Milanit, Silvio Berluskoni ka shpenzuar saktësisht 865 milionë euro.

Nga legjendat te politika, e gjithë bota uron Silvion Futbollistë, drejtues, njerëz të spektaklit, politikanë dhe natyrisht edhe njerëzit e Milanit të tij. Përmes rrjeteve sociale mbërritën urimet për përvjetorin e 80­të të Silvio Berluskonit. Skuadra Në mëngjes ishte pikërisht Milani i tij që publikoi në rrjete sociale një video me urimet e skuadrës. Nga trajneri Montela te bomberi Baka dhe kapiteni Montolivo. Pak çaste më vonë erdhën edhe “qirinjtë” e Demetrio Albertinit, një prej lojtarëve më të përfaqësuar të epokës kuqezi të kavalierit: “Shumë urime, shumë fjalë… Faleminderit president!”, shkroi ish­mesfushori në “Twitter”.

Ish­ët e mëdhenj “Dua të falënderoj presidentin për gjithçka ka bërë për mua dhe Milanin. Nëse skuadra ka këtë histori që ka, është pjesa më e madhe merita e tij. Kështu, shumë urime Silvio Berluskonit”, ishte mesazhi i Kakasë nga Toronto. “Shumë urime presidentit, presidentit tim të madh Silvio Berluskoni për 80 vitet e tij”, komentoi ish­kapiteni Paolo Maldini. “President, gëzuar datëlindjen, shumë shëndet dhe jetë të gjatë”, shkroi Dejan Saviçeviç. “Për 80 vitet e tij doja t’i uroja shumë lumturi dhe shëndet. Gjithçka ka bërë për mua, familjen time dhe për të gjithë do doja që t’ia riktheja mbrapsht”, thotë Shevçenko, i cili festoi edhe ai vetë 40­ vjetorin dje. “Shumë urime president! Kur ai na fliste për ëndrra, ishte shumë i zoti dhe na bënte me të vërtetë që të ëndërronim për të mbërritur në majë të botës. Ai donte të na bënte për vete. Ne ishim të rinj dhe të dëgjueshëm. Ky ishte sekreti i tij”, kujton Alesandro Kostakurta.

De Laurentis Edhe presidenti i Napolit u zgjua me një “Twitter” special: “Katër herë 20 vjeç! Urimi im është që ti të jetosh 20 vitet e ardhshme si këto 80 vite. Shumë urime Silvio”. Miku Putin Dhe mes shumë politikanëve ndërkombëtarë, në këtë përvjetor nuk mungoi as telefonata e mikut të tij, Presidentit rus, Vladimir Putin. “Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i telefonoi ish­

kryeministrit të Republikës italiane dhe presidentit të Partisë Forca Italia, Silvio Berluskoni, ku i uroi për ditëlindjen e tij të 80­të shëndet dhe suksese të mëtejshme”, thuhej në komunikatën e Kremlinit.

Ju sugjerojmë

Shqetësime shëndetësore në burg,Veliaj dërgohet në spital/I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shqetësime shëndetësore në burg,Veliaj dërgohet në spital/I nënshtrohet ekzaminimeve

17 Korrik, 2025 2:11 pm
Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes
Aktualitet

Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

17 Korrik, 2025 2:05 pm
Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..
Aktualitet

Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..

17 Korrik, 2025 1:59 pm
“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara
Aktualitet

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

17 Korrik, 2025 1:50 pm
(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë
Aktualitet

(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë

17 Korrik, 2025 1:39 pm
Operacioni i spiunazhit/Pranga zv.komandantit të pikës kufitare, informonte serbët
Rajoni

Operacioni i spiunazhit/Pranga zv.komandantit të pikës kufitare, informonte serbët

17 Korrik, 2025 1:24 pm
Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës
Kryesore

Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës

17 Korrik, 2025 1:21 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë

17 Korrik, 2025 1:07 pm
Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim
Aktualitet

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim

17 Korrik, 2025 12:49 pm
Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD
Aktualitet

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

17 Korrik, 2025 12:47 pm
Para
Video/ Mourinjo sherr me ndihmësit e tij për Pogban

Video/ Mourinjo sherr me ndihmësit e tij për Pogban

Zgjedhjet për Kryetarin e LSI, ja kush kandidon përballë Metës

Ilir Meta pro ligjit të mbetjeve: Shoqëria civile do jetë pjesë e monitorimit

Lista e De Biasit me debutues, ftohet edhe Eros Grezda

Lista e De Biasit me debutues, ftohet edhe Eros Grezda

TE FUNDIT

Shqetësime shëndetësore në burg,Veliaj dërgohet në spital/I nënshtrohet ekzaminimeve

Shqetësime shëndetësore në burg,Veliaj dërgohet në spital/I nënshtrohet ekzaminimeve
17 Korrik, 2025

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar ditën e sotme në një spital privat në qytetin...

Lexo më shumë

Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes
17 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier. Kreu i...

Lexo më shumë

Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..

Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..
17 Korrik, 2025

Pas rrëzimit të kërkesës për liri nga Apeli i GJKKO, ku kjo e fundit e la në arrest me burg,...

Lexo më shumë

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara
17 Korrik, 2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Muhammed Bin Zayed ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri. Lajmin e bëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com