Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

2025/07/01 at 1:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin

Vijon me ritme të shpejta procesi i rinumërimit të votave për subjektet politike dhe kandidatët në listat e hapura për Qarkun e Fierit. Gazetarja Klesiana Omeri në një lidhje të drejtpërdrejt nga pallati i sportit “Farie Hoti” në Tiranë ku po zhvillohet ky proces, ka zbuluar se nga rinumërimi është përsëritur fenomeni i votave të pamerituara në kuti sikurse ndodhi me Tiranën.

“Deri më tani 76 vota të cilat i janë zbritur nga ky proces koalicionit opozitar, ndërsa Partia Socialiste ka arritur të rikuperojë vota nga procesi i rinumërimit, specifikisht 19 vota. Nuk ka pritshmëri deri më tani për koalicionin “Shqipëria Bëhet”, i cili kërkoi që të bëhej procesi i rinumërimit për të fituar 518 vota që do t’i jepnin një mandat deputeti në qarkun e Fierit që do ia merrnin Partisë Socialiste. Deri tani nuk ka arritur të rikuperojë asnjë votë”, tha Omeri.

Konkretisht rezulton se kandidatja me më shumë vota të pamerituara në kuti është Silva Hasaj nga koalicioni opozitar PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me më shumë se 580 të tilla, ndërsa nga Partia Socialiste është Ceno Klosi.

“Sërish në radhët e kandidatëve është vërejtur numër i lartë i votave të pamerituara në kuti. Në listën e hapur të koalicionit opozitar, është Silva Hasaj që ka një numër të konsiderueshëm votash të pamerituara. 580 të tilla që duket se nuk është më një gabim njerëzor, pavarësisht se do të jetë në gjykimin e KAS-it për të bërë vlerësimin dhe për të verifikuar dhe më pas një hetim më të thelluar se çfarë ka ndodhur me këtë numër të lartë votash që ka patur Silva Hasaj dhe që i janë zbritur tashmë. Gjithsesi këto vota nuk sollën një ndryshim në listën e PD-së. Ky fenomen është vërejtur dhe tek kandidatët e PS, ku nga kandidatët me më shumë vota të pamerituara në kuti është kandidati Ceno Klosi. Gjithsesi KAS do të presë deri në përfundim të këtij procesi për të bërë një vlerësim përsa i përket numrit të lartë të votave për këta kandidatë”, raporton gazetarja Omeri, e cila shton se procesi i rinumërimit për Fierin pritet të mbyllet paraditen e së mërkurës, ndërsa kanë mbetur afro gjysma e kutive.

Pasi të mbyllet rinumërimi për Fierin, i njëjti proces do të nisë për Qarkun e Durrësit, i cili pritet të mbyllet më shpejt duke qenë se nuk do të jenë të gjitha qendrat e votimit dhe për të njëjtën arsye nuk ka pritshmëri për të prodhuar ndonjë ndryshim në mandate. Me Durrësin do të mbyllet i gjithë procesi i rinumërimit.

Nga përfundimi i rinumërimit më 27 qershor të 1207 kutive të votimit për Tiranën, nuk rezultoi asnjë ndryshim i rezultatit, as për subjektet dhe as për kandidatët.

Konkretisht, nga rinumërimi, demokratët të cilët kishin kërkuar nisjen e këtij procesi dolën me 612 vota më pak se nga numërimi i parë, ndërsa socialistët me 380 vota më pak. Këto vota, përfaqësuesit e KAS-it i cilësuan si gabime. Deri më tani, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar si të manipuluar./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Para
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Bie nga pallati, humb jetën një person në Tiranë

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

U tërhoq në momentin e fundit, pse Vuçiç nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

SPAK akuzë për trafikimin e 1 ton kanabis/Pranga shqiptarit,pjesë e një organizate..

TE FUNDIT

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com