Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas merreshin me falsifikime dokumentesh, kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka regjistruar procedimin penal.
Si rezultat i hetimeve proaktive të kryera në funksion të këtij procedimi penal është dokumentuar me prova ligjore kjo veprimtari kriminale dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Ëatermark”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve të moshave 35, 52 dhe 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Sh. H., dhe I. H., siguronin dokumentet e falsifikuara jashtë vendit, dhe më pas ja sillnin shtetasit M. H., kundrejt pagesës, dhe ky i fundit gjente klientë dhe i shiste në Shqipëri”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al