Të rinjtë demokratë kanë protestuar ditën e sotme për pasigurinë ushqimore para Autoritetit të Kontrollit Ushqimor në Durrës.
Ata kanë kërkuar që ky autoritet të kryej rolin e tij në mbrojtje të konsumatorëve.
“Inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhësa, duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone”,- janë shprehur ata.
Protesta është zhvilluar në Shkozet, ku të rinjtë kanë goditur me domate godinën e AKU-së/ Opinion.al E.Xh.